Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kritikuar gjerësisht për qasjen ndaj pandemisë COVID-19.
Mungesa e masave të rrepta mbarëkombëtare për të ndaluar përhapjen në numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve në botë.
Megjithatë edhe vendet që u lavdëruan se janë përgjigjur shpejtë dhe në mënyrë efektive kanë luftuar COVID-19, po shohin shpërthime të mëdha dhe rigjallërime të infeksionit, pasi shihet qartazi se sukseset po kthehen në dështime, shkruan CNN.
Hong Kong
Hong Kong u vlerësua për reagimin e shpejtë në janar, kur zbatoi masat duke përfshirë mbylljen e bizneseve, distancimin social, inkurajimin e larjes së duarve dhe hapave të tjerë mbrojtës.
Qeveria e saj ndërmori veprime të mëtutjeshme për të frenuar një valë të dytë në muajin mars, pasi banorët e Hong Kongut filluan të kthehen në qytet, duke sjellë përsëri virusin me vete. Autoritetet ndaluan jorezidentët të hynin në Hong Kong, ndaluan kalimin transit të udhëtarëve nëpër aeroportin e qytetit gjersa zbatuan karantinën e testimet e rrepta për të mbërriturit, transmeton Telegrafi.
Palestrat ishin të mbyllura, ndalohej shitja e alkoolit në bare, gjithashtu u mbyllën edhe restorantet e kafenetë. Për shumë javë, rastet ditore ishin njëshifror dhe nganjëherë zero.
Të premten, qyteti konfirmoi 123 raste, rritja më e lartë për një ditë që nga fillimi i pandemisë, sipas zyrtarëve shëndetësor. Qyteti ka prezantuar për herë të parë vendimin për mbajtjen e maskës në publik, megjithëse shumë qytetarët e kishin aplikuar tashmë një gjë të tillë. Hong Kongu deri më tani ka raportuar 2373 raste të personave me COVID-19 dhe 16 vdekje.
Australia
Australia ishte një vend tjetër, i cili u vlerësua lartë për përgjigjen ndaj pandemisë. Më 1 shkurt, australianët iu bashkuan SHBA-së në mbylljen e kufijve të saj për vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë.
Australia gjithashtu ndaloi hyrjet edhe nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, përpara se të mbyllte kufijtë e saj për të gjithë qytetarët jo-rezidentët më 19 Mars. Vendi ndaloi tubimet publike dhe udhëtimet jo-thelbësore, si pjesë e një seri kufizimesh në fund të marsit dhe, për një kohë, coronavirusi u konsiderua gjerësisht i kontrollueshëm.
Më 8 maj, kryeministri australian Scott Morrison zbuloi planin për rihapjen e vendit deri në korrik e qeveria filloi të zbuste masat me vendin që raportoi 7000 raste dhe 97 vdekje. Por u detyrua të izolonte 6.6 milionë njerëz në shtetin e Victorias nga pjesa tjetër e vendit më 7 korrik pas një shpërthimi të virusit në qytetin e Melburnit.
Kufiri midis Victorias dhe New South Wales (NSW) – dy shtetet më të populluara të Australisë – u mbyll për herë të parë, bllokimi u vendos sërish dhe maskat u bënë të detyrueshëm fundjavën e kaluar. Blerja e ushqimit, shkuarja në punë dhe kujdesi janë përjashtimet e vetme nga urdhri i qëndrimit në shtëpi për qytetarët e Melburnit.
Victoria regjistroi 403 raste të reja të COVID-19, rritja e tretë më e lartë ditore me rastet që nga fillimi i pandemisë, pak më poshtë se rekordi i së martës me 484 raste të reja. Australia tani ka më shumë se 13000 raste dhe 140 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins (JHU).
Japonia
Japonia gjithashtu dukej se i ishte përgjigjur në mënyrë efektive coronavirusit. Më 25 maj, kryeministri Shinzo Abe ngriti gjendjen e jashtëzakonshme, duke thënë në një konferencë se “ne ishim në gjendje t’i jepnim fund shpërthimit në rreth një muaj e gjysmë me mënyrën e vet të Japonisë”. Ai tha se kombi do të rritë gradualisht aktivitetet sociale dhe ekonomike për të krijuar një “jetë të re” me coronavirusin.
Aktivitetet e biznesit dhe shoqërive filluan të kthehen dhe guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, i cili tha se muzetë dhe objektet sportive do të rihapeshin me kushte të sigurisë, dhe shkollat do të fillojnë të hapen. Qeveria japoneze madje nisi një iniciativë të re udhëtimesh për të inkurajuar turizmin vendor.
Por infeksionet që nga fillimi kanë filluar të rriten, dhe Japonia regjistroi ditën e saj më të lartë ditore nga 981 raste, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me dy vdekje. Numri i përgjithshëm i rasteve në Japoni tani është pothuajse 29 mijë, me 994 vdekje, sipas JHU. Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, raportoi një rekord prej 366 rastesh të reja me COVID-19 – hera e parë që është mbi 300.
Izraeli
Për muaj të tërë, Izraeli gjithashtu dukej se ishte një model ndërkombëtar i suksesit të coronavirusit.
Me kufizime të hershme të udhëtimit dhe mbyllje gjithëpërfshirëse, kombi izraelit ishte “imun” ndaj virusit, duke regjistruar një shkallë vdekshmërie që ishte shumë më e mirë se shumë vende të botës perëndimore. Gjersa coronavirusi po përhapej me të madhe në SHBA dhe Evropë, Izraeli po shkonte drejt rihapjes.
Por, duket se po izraelitëve po iu vjen një fund krejt të ndryshe. Vetëm disa javë pas rihapjes së restoranteve, qendrave dhe plazheve, Izraeli po sheh rritje 50-fish më shumë të rasteve me coronavirus nga afro 20 raste të reja në ditë në mes të majit në më shumë se 1.000.
Në fillim të korrikut, kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se palestrat, pishinat, sallat e ngjarjeve, pubet dhe më shumë do të mbylleshin pafundësisht, ndërsa restorantet dhe vendet e adhurimit do të operonin me një numër të kufizuar. Por më 17 korrik, Izraeli ri-vendosi një seri kufizimesh të rrepta, duke e afruar vendin drejt një bllokimi të dytë të plotë, pasi rastet goditën një tjetër rekord ditor.
Të enjten, Izraeli arriti një rekord të ri prej 1,819 çështjeve të reja brenda 24 orëve. Rekordi i mëparshëm prej 1.758 ishte vendosur një ditë më parë.
Ndryshe, 1536 milionë rastesh janë raportuar në nivel global gjersa kanë ndërruar jetë mbi 636 mijë persona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje