LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku i drejtohet me “Sherife Osmani”, kryetarja e Kuvendit i thotë të mësojë nga Amerika

Lushtaku i drejtohet me “Sherife Osmani”, kryetarja e Kuvendit i thotë të mësojë nga Amerika

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, derisa mori fjalën për të folur, qysh në fillim nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit.

Lushtaku e nisi fjalën e tij me fjalët “e nderuara kryetare e Kuvendit, Sherife Osmani”, gjë e cila nxiti reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila iu drejtua Lushtakut, duke i thënë se fjalia “The new sherif in town”, përdoret si gjuhë institucionale dhe nuk ka të bëj me polici.

Osmani tha se meqë nuk e dinë kuptimin e kësaj fraze, atëherë do ta shpjegojë, ku tha se kjo fjali përdoret edhe kur prezantohen presidenti i ri i zgjedhur në Amerikë.


“Unë do të pritja nga gjenerata më të vjetra, por ju si gjeneratë e re, që e keni gojën plot Amerikë, të mësoni diçka nga Amerika, sepse ka ec historia e edhe kinematografia. Po ju tregojë meqë nuk po e dini çka do të thotë “There is a new sherif in town”. Përdoret edhe si gjuhë institucionale, mund ta gjeni edhe në arkivat e shtëpisë së bardhë. Sa herë që një president i ri zgjidhet. Ashtu prezantohet, do të thotë është një autoritet i ri, kështu përdoret”, tha Osmani.

Osmani theksoi se ndryshimi që ajo ka sjellë në Kuvend nuk ka të bëj me policinë, por që sipas saj edhe pse ndryshimin jo të gjithë mund ta pranojnë, ai tashmë po ndodhë.

“Ka ndryshim të cilin e dini se nuk mundeni me përballu, por ka ndryshim. Në faqen zyrtare të ish-presidentit Obama e gjeni që zëvendës presidenti Biden, i shkruan email të gjithë punonjësve të Shtëpisë së Bardh me një titull “There is the new sherif in town””, tha Osmani.

“Ju duke tentuar të më ofendonit mua, kinse me një emër të ri, kur me quani me një emër të ri Sherife Osmani, duke tentuar që emrin Sherife ta paraqisni si diçka të keqe, mos harroni që nëna e shumëkujt mund ta ketë emrin Sherife, motra e shumëkujt e ka emrin Sherife, ka shumë Sherife në Kosovë dhe jam e bindur që ato e mbajnë emrin e tyre dhe besoj që të kanë dëgjuar kur ti atë emër tenton me paraqit si ofendim ose tendencioz“, tha ajo, duke thënë se nuk ka të bëjë me policinë as me sherif.

Sërish ka reaguar deputeti Lushtaku.

“E nderuara zonja Sherife Vjosa Osmani, ja ta them edhe emrin, je mësu me u viktimizu dhe po vazhdon, nuk ka qen tentimi i im për ta quajtur sherif por vet e ka quajt vetën sherif dhe unë në shenj respekti si sherif e respektova, por ajo vet e ka quajt vetën. Viktimizimi i vazhdueshëm nuk është i mirë por sidoqoftë, nëse e keni marrë për ofendim unë vetëm që jam bazuar në fjalët e juaja”, tha ai.

Këtu edhe ia ka ndërprerë fjalën nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

Lajme
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori