LAJMI I FUNDIT:

Zaharova: Akuzat për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë absurde

Zaharova: Akuzat për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë absurde

Zëdhënësja e Ministrisë për Punë të Jashtme e Rusisë Marija Zaharova, ka deklaruar se akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut janë absurde.

Ajo thotë se të kundërtën e kanë bërë udhëheqësit politik të vendeve perëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vështirë ishte të mos vëreheshin video-mesazhet e politikanëve perëndimorë, duke përfshirë edhe shefat e qeverive dhe ministrave, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ata hapur dhe të bindur i ftonin votuesit në Maqedoninë e Veriut të votonin për njërën ose tjetrën parti. Përkundër kësaj ndërhyrje, absolutisht duken të pabazuara dhe janë spekulime, pretendimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaharova.


Ajo i akuzoi vendet perëndimore për standarde të dyfishta, pasi thonë se Rusia ndërhyn, ndërsa liderët e tyre kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhje./Telegrafi/