LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mund ta fitojë titullin në Serie A pa asnjë fitore në tri ndeshjet e mbetura

Juventusi mund ta fitojë titullin në Serie A pa asnjë fitore në tri ndeshjet e mbetura
Juventus (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Juventusit i duhen edhe tre pikë të tjera për të fituar Scudetton, por një seri rezultatesh të ndërlidhura mund t’iu japin atyre titullin para se të luanin të dielën kundër Sampdorias.

Bianconerët do ta kapnin titullin të enjten në mbrëmje me një fitore te Udinese, por edhe përkundër epërsinë përmes Matthijs de Ligt, ata humbën 2-1 në fund nga golat e Ilija Nestorovski dhe Seko Fofana.

Kjo do të thotë se nëse Atalanta mund Milanin këtë mbrëmje, hendeku do të jetë momentalisht vetëm në tre pikë, por me Juventusin me një ndeshje më pak.


Udinese shtyn festën e Juventusit për titull
Lexo po ashtu Udinese shtyn festën e Juventusit për titull

Sidoqoftë, Maurizio Sarri ende mund të sigurojë kurorën në Serie A me vetëm tre pikë të tjera në tre raundet e mbetura.

Ekziston edhe një skenar ku Juventusi mund të fillojë të festojë në hotelin e ekipit përpara se të fillojë ndeshja me Sampdorian të dielën.

Juventusi -pritet ta fitojë titullin edhe në këtë sezon të Serie A (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Nëse Atalanta humb te Milani, ndërsa Inter dhe Lazio nuk arrijnë t’i fitojnë ndeshjet e tyre ndaj Genoas dhe Veronas, atëherë Juventusi do të jetë kampionë matematikisht.

Kjo për faktin se Juve ka një rekord superior kokë më kokë me të gjitha skuadrat e katërshes së parë, kështu që nëse ata përfundojnë baras me pikë, Bianconerët do dalin të parët.

Serie A konfirmon katër klubet që do të luajnë në LK sezonin e ardhshëm, Immobile kalon Ronaldon me gola
Lexo po ashtu Serie A konfirmon katër klubet që do të luajnë në LK sezonin e ardhshëm, Immobile kalon Ronaldon me gola

Sidoqoftë, duke pasur parasysh Zonjën e Vjetër mund të fitojë Scudetton për të nëntin vit radhazi, fakti që Serie A arrin në tre raundet e fundit me katër ekipe që mund të fitojnë matematikisht ende titullin është një situatë e pazakontë.

Pas 35 ndeshjeve të luajtura, Juventusi ka 80 pikë, Atalanta 74, Interi 73 dhe Lazio 72 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori