LAJMI I FUNDIT:

Erdogan publikoi një videokëngë për Aja Sofian, mesazh edhe në gjuhën shqipe

Erdogan publikoi një videokëngë për Aja Sofian, mesazh edhe në gjuhën shqipe

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan publikoi në llogarinë personale në Twitter një videokëngë për Aja Sofian, të cilën kohët e fundit e ktheu përsëri në një xhami.

Kënga është në nëntë gjuhë duke përfshirë edhe gjuhën shqipe. Imran Salkan është këngëtarja që interpreton në gjuhën tonë një varg “Aja Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”.


Përveç këngëtares shqiptare, gjithashtu interpretohet edhe nga këngëtarët në gjuhën kirgize, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht, transmeton Telegrafi.

Më 10 korrik, presidenti turk nënshkroi një dekret duke e kthyer përsëri në një xhami.

Hagia Sophia është një monument i trashëgimisë kulturore botërore dhe shumë vende të botës i kanë bërë thirrje Erdoganit të mos e bënte sepse do të dërgonte në një ndarje midis botës së krishterë dhe Turqisë.

E ndërtuar në shekullin e gjashtë gjatë mbretërimit të Perandorit Justinian, ishte një simbol i Ortodoksisë, por edhe i fuqisë së Bizantit deri në rënien e Kostandinopojës më 29 maj 1453, kur Sulltani turk, Mehmedi Pushtuesi i Dytë, duke hyrë në qytet, kreu një lutje në këtë vend tempull fetar.

Kështu u bë simbolikisht një xhami, dhe Kostandinopoja kryeqyteti i Perandorisë Osmane.

Ndryshe, lutja e parë myslimane është planifikuar për 24 korrik, dhe zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha se mozaikët e krishterë në mure do të mbulohen me perde gjatë namazit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori