LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë, nga 241 raste gjithsej, 86 raste vetëm në kryeqytet

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë, nga 241 raste gjithsej, 86 raste vetëm në kryeqytet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 241 rastet pozitive me COVID-19, më së shumti raste ka në Komunën e Prishtinës, 86 raste.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, pas Prishtinë, Gjilani ka më së shumti raste, gjithsej 21, pastaj Ferizaj 17, komuna e Podujevës 13 raste, Viti 12 raste, Mitrovicë 9 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 9 raste, Fushë Kosovë 8 raste, Kamenicë 8 raste, Lipjan 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 6 raste, Obiliq 4 raste, Drenas 3 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

Ndryshe, Në 24-orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 kanë humbur jetën  gjashtë persona, raste të reja janë konfirmuar 241 ndërkaq janë shëruar 143 pacientë.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Edhe gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 241 raste të reja - shërohen 143 pacientë
Lexo po ashtu Edhe gjashtë të vdekur nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 241 raste të reja - shërohen 143 pacientë

IKSHPK kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, pasi që virusi është ende aktiv.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Kalo në kategori