LAJMI I FUNDIT:

Greqia shtrëngon rregullat për punëtorët e huaj sezonalë, shkak shtimi i rasteve me COVID-19 në Ballkan

Greqia shtrëngon rregullat për punëtorët e huaj sezonalë, shkak shtimi i rasteve me COVID-19 në Ballkan

Greqia ka vendosur të shtrëngojë masat për punëtorët e huaj sezonalë pas një shtimi të rasteve të reja me COVID-19 në Ballkan.

Vitin e kaluar, më shumë se 10 mijë punëtorë sezonalë ishin të punësuar në sektorin e bujqësisë në Greqi, kryesisht nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

“Punëtorët sezonalë që largohen nga vendi para datës 4 gusht nuk do të jenë në gjendje të kthehen sërish në Greqi deri në një njoftim të dytë”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, përcjell Telegrafi.


Punëtorët sezonalë u lejuan të hynin në Greqi në fillim të majit nën një leje të veçantë tre-mujore.

Petsas shtoi se hyrja nëpërmjet tokës në Greqi do të lejohet vetëm përmes gjashtë pikave kufitare në veri për të kontrolluar më mirë rastet e importuara të COVID-19.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në 4 gusht, kur rregullorja mund të ndryshohet edhe një herë. /Telegrafi/