LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e telefonave të Samsung ranë 10% në SH.B.A. gjatë TM2 2020

Shitjet e telefonave të Samsung ranë 10% në SH.B.A. gjatë TM2 2020

Të gjitha raportet e fundit të analizës së tregut tregojnë se si COVID-19 ka ndikuar ekonomitë dhe shitjet e telefonave në të gjithë botën.

Dje, u zbulua se pjesa e tregut të telefonave të Samsung ra ndjeshëm me deri 60 përqind në Indi gjatë TM2 2020.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar aq keq në SH.B.A. Një raport i ri tregon se shitjet e kompanisë prej Koresë së Jugut kanë rënë por jo aq sa tek rivalët e saj.


Sipas numrave të fundit të përpiluar nga firma e hulumtimit të tregut Counterpoint Research, shitjet e telefonave të Samsung ranë 10 përqind në SH.B.A. gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kur u krahasuan me numrat nga TM2 2019.
Firmat rivale, Apple, LG, OnePlus dhe Motorola shfaqën shitje shumë më të ulëta.

Shitjet e Apple ranë me 23 përqind, ndërsa LG pati një rënie prej 35 përqind në shitjet e telefonave të saj.

OnePlus, Motorola dhe ZTE ishin humbësit më të mëdhenj në tregun e SH.B.A.-së, duke shfaqur pika rënëse prej 60%, 62% dhe 68%, respektivisht.

Raporti thotë se shumica e kësaj rënie në shitje ka ndodhur nga mesi i marsit deri në mes të prillit kur shumica e dyqaneve me pakicë u mbyllën për shkak të bllokimit të lidhur me COVID-19.

Shitjet e telefonave të mençur në maj dhe qershor në fakt u rritën nga java në javë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Kalo në kategori