LAJMI I FUNDIT:

Schurrle pensionohet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Schurrle pensionohet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

Sulmuesi gjerman, Andre Schurrle ka vendosur të pensionohet nga futbolli i luajtur në një moshë shumë të re.

Lojtari i njohur gjerman, Andre Schurrle ka vendosur t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 29-vjeçare, duke befasuar të gjithë më vendimin e tij.

Schurrle së fundmi ishte duke luajtur në Rusi te Lokomotiw Moska, ndërsa ka luajtur edhe në klube tjera të mëdha evropiane.


Gjermani ka luajtur fillimit te Mainz, pastaj tek Bayer Leverkusen, Chelsea, Wolfsburg, Borussia Dortmund dhe Fulham.

29-vjeçari gjithashtu ka zhvilluar 57 ndeshje me Kombëtaren e Gjermanisë duke shënuar 22 gola.

Ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, teksa ka fituar edhe Ligën Premier me Chelsean dhe Kupën e Gjermanisë me Wolfsburgun dhe Dortmundin. /Telegrafi/