LAJMI I FUNDIT:

Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit

Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit

Ylli gjerman i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë se titulli i tyre i fituar këtë sezon në La Liga është i merituar.

Fitorja e Mbretërve ndaj Villarrealit dhe humbja e Barcelonës ndaj Osasunas konfirmoi Realin si kampion i këtij sezoni në La Liga.


Kjo ishte hera e 34-të në histori që Los Blancos fitojnë titullin në Spanjë dhe sipas Kross, ky titulli ishte i merituar.

Zidane: Ky titull më gëzon më shumë se Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Zidane: Ky titull më gëzon më shumë se Liga e Kampionëve

“Jemi vërtet të lumtur. Fitimi i La Ligas ishte objektivi në fillim të sezonit. Ne nuk e kishim bërë atë për tre sezone dhe kjo ishte diçka që na shqetësoi”, ka thënë fillimisht Kross pas ndeshjes ndaj Villarrealit.

“Ndjeva se të gjithë donim të fitonim La Ligan dhe kjo është ajo që pamë në të gjitha ndeshjet tona. Ne jo gjithmonë kemi performuar aq mirë, por skuadra bëri shumë përpjekje në avantazh dhe pranoi disa gola dhe kjo sepse kemi punuar të gjithë. Kemi merituar për të fituar këtë titull të La Ligës”.

“Para mbylljes, ne fituam El Clasico, dhe më pas humbëm kundër Betisit dhe ishim dy pikë pas Barcelonës. Por, ne i thamë vetes sonë që kemi 11 ndeshje për të luajtur dhe se kemi 11 finale të kupës para nesh”.

Ramos: Jam në ekstazë, ishte rrugëtim i mahnitshëm
Lexo po ashtu Ramos: Jam në ekstazë, ishte rrugëtim i mahnitshëm

“Ne fituam shumë ndeshje 1-0, por forca jonë kryesore ishte të dëshironim të jepnim të gjitha në fushë për të siguruar këtë titull të La Ligës”.

“Ne me të vërtetë jemi përmirësuar në mbrojtje në ndeshjet e fundit, kemi pranuar shumë pak gola. Nëse mbroni me gjashtë ose shtatë lojtarë, ju pranoni më shumë. Kjo ishte forca jonë sepse ne e dinim se mund të ndihmonim nga lart”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori