LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Ky titull më gëzon më shumë se Liga e Kampionëve

Zidane: Ky titull më gëzon më shumë se Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane nuk e ka fshehur gëzimin e tij, pasi Real Madridi u shpall kampioni i La Ligas për sezonin 2019/2020. Legjenda franceze i dha prioritet titullit të Spanjës para gjithçkaje këtë edicion dhe objektivi i tij u realizua.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme, pasi ajo që kanë bërë lojtarët është mbresëlënëse. Nuk kam fjalë që e shpjegojnë atë që ndjej”.


“Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, por ky titull i ligës më bën më të gëzuar, sepse La Liga është fantastike”, ka thënë Zidane pas triumfit.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Natyrisht, ai është kujdesur që të gjitha meritat t’ua atribuojë lojtarëve të tij.

Një trofe në çdo 19 ndeshje - Zidane futet në mesin e legjendave të Real Madridit edhe si trajner
Lexo po ashtu Një trofe në çdo 19 ndeshje - Zidane futet në mesin e legjendave të Real Madridit edhe si trajner

“Ishim më të mirët, sepse morëm më së shumti pikë, kjo është. Për mua, është një prej ditëve më të mira si profesionist”.

“Lojtarët janë ata që luftojnë. Është e vërtetë se unë e kam rolin tim, mirëpo ata janë që besojnë”, ka theksuar më tej trajneri. /Telegrafi/

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)