LAJMI I FUNDIT:

Arsyeja pse u riekzekutua penalltia e Real Madridit

Arsyeja pse u riekzekutua penalltia e Real Madridit
(Foto: Screenshot/Twitter)

Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas pas fitores ndaj Villarrealit, ndërkohë që Barcelona pësoi humbje në Camp Nou nga Osasuna.

Një moment interesant gjatë ndeshjes së Los Blancos ishte akordimi i penalltisë, të cilën e nxori Sergio Ramos pas një solo aksioni drejt zonës.

Kapiteni e mori përgjegjësinë, ndërsa ishte një ekzekutim i planifikuar që ai të pasonte te Karim Benzema dhe francezi të shënonte.


https://twitter.com/shaaahruuukh/status/1283865064693313536

Mirëpo, sulmuesi i Realit e kaloi vijën e gjashtëmbëdhjetëmetërshit para se të gjuante qendërmbrojtësi spanjoll. Kjo bëri që goli të anulohej dhe penalltia të ekzekutohej sërish, ndërsa herën e dytë shënoi Benzema nga pika e bardhë.

Pati dyshime dhe reagime pse nuk u dha goditje indirekte për Real Madridin, por u ekzekutua përsëri penalltia. Këtë gjë e shpjegojnë rregullat e Bordit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).

(Foto: Screenshot/Twitter)

Sipas rregullave të IFAB, kur një lojtar sulmues e kalon vijën e zonës gjatë ekzekutimit të një penalltie, nëse është gol atëherë penalltia ekzekutohet përsëri, ndërsa nëse nuk është gol, atëherë jepet goditje indirekte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori