LAJMI I FUNDIT:

Argjentina po përpiqet të zgjidh misterin: Si ndodhi që dhjetëra peshkatarë dolën pozitivë – edhe pse kur e kishin lënë portin kishin rezultuar negativë

Argjentina po përpiqet të zgjidh misterin: Si ndodhi që dhjetëra peshkatarë dolën pozitivë – edhe pse kur e kishin lënë portin kishin rezultuar negativë

Argjentina po përpiqet të zgjidhë një mister mjekësor pasi 57 marinarë u infektuan me coronavirus pas 35 ditësh në det, pavarësisht se i gjithë ekuipazhi doli negativ para se të linte portin.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, anija e peshkimit Echizen Maru u kthye në port pasi disa nga ekuipazhi i saj filluan të shfaqnin simptoma tipike të COVID-19, tha të hënën ministria e shëndetësisë për krahinën jugore Tierra del Fuego.


Sipas ministrisë, 57 detarë, nga 61 anëtarët e ekuipazhit, u diagnostikuan me virusin pasi iu nënshtruan një testi të ri.

Siç thuhet më tej, të gjithë anëtarët e ekuipazhit kishin kaluar 14 ditë karantinë të detyrueshme në një hotel në qytetin e Ushuaia. Dhe para kësaj, ata kishin rezultate negativë, tha ministria në një deklaratë.

Dy nga marinarët e tjerë kanë dalë negativë në testet për coronavirus, dhe dy të tjerë janë në pritje të rezultateve të testit, tha komiteti i operacioneve të urgjencës së krahinës – ndërkohë thuhet se dy marinarë u shtruan në spital.

“Është e vështirë të përcaktohet se si u infektua ky ekuipazh, duke marrë parasysh që për 35 ditë, ata nuk kishin asnjë kontakt me tokën e thatë”, tha Alejandra Alfaro, drejtore e kujdesit shëndetësor parësor në Tierra del Fuego.

“Furnizimet u sollën vetëm nga porti i Ushuaia”.

“Një ekip po shqyrtonte ‘kronologjinë e simptomave në ekuipazh për të vendosur kronologjinë e ngjitjes”, tha ajo.

E kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Rajonal Ushuaia, Leandro Ballatore, tha se besonte se ky është një ‘rast që tejkalon të gjitha përshkrimet në botime, sepse një periudhë inkubacioni me këtë kohë nuk është përshkruar askund’.

“Ne ende nuk mund të shpjegojmë se si u shfaqen simptomat”, tha Ballatore.

Pas kësaj thuhet se ekuipazhi u vendos në izolim në bordin e anijes dhe u kthye në portin e Ushuaia.

Ndryshe, Argjentina tejkaloi 100,000 raste totale të dielën, dhe numri i vdekjeve u rrit në 1.859. Shumica e infeksioneve janë në zonën e Buenos Aires. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori