LAJMI I FUNDIT:

Një grup qytetarësh protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë

Një grup qytetarësh protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë

Me pankarta e flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përkrahje të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një grup qytetarësh po qëndrojnë para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në fotografi shihen grupi i qytetarëve që në dorë mbajnë pankarta me mbishkrime “Çfarë do tu themi fëmijëve që u janë zhdukur prindërit nga regjimi i Millosheviqit?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 mijë viktima civil kosovarë nga regjimi serb në Kosovë?”, “Ky është racizëm”, “Hashim Thaçi nuk është vetëm emër, është simbol i një epoke të lavdishme”, thuhet në mbishkrime.


Me këtë aktivitet simbolik ata po shprehen kundër kësaj gjykate dhe hetimeve që ajo po bën për ish-luftëtarët e UÇK-së.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme pritet që para kësaj gjykate të paraqitet për intervistim presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo se kur do të fillojë ky intervistim dhe në çfarë cilësie do të intervistohet presidentit Thaçi, nuk është bërë ende e ditur.

Telegrafi ka kontaktuar me Christopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i cili ka thënë se nuk japin informacione për këtë çështje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk jep informacione për këtë çështje”, ka thënë Bennett.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua ka paraqitur dhomave të specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.

Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje.

Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Drejtësi
Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Lajme
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

Lajme
Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Lajme
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale

Lajme
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori