LAJMI I FUNDIT:

Intervistimi i Thaçit në Hagë, Specialja nuk jep detaje se në sa ora do të nis

Intervistimi i Thaçit në Hagë, Specialja nuk jep detaje se në sa ora do të nis

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Mirëpo se kur do të fillojë ky intervistim dhe në çfarë cilësie do të intervistohet presidentit Thaçi, nuk është bërë ende e ditur.


Telegrafi ka kontaktuar me Christopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i cili ka thënë se nuk japin informacione për këtë çështje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk jep informacione për këtë çështje”, ka thënë Bennett.

Thaçi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë
Lexo po ashtu Thaçi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ua ka paraqitur dhomave të specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim nga gjykata, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndër të cilat vrasje, zhdukje e detyruar të personave, përndjekje dhe tortura.

Prokurori i Specializuar pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë. /Telegrafi/