LAJMI I FUNDIT:

Thaçi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

Thaçi sot intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë
Foto: Arkiv

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pritet të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Mbrëmë pak përpara nisjen për në Hagë presidenti Thaçi tha se është nisur drejtë Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare e cila e ka vendosur nën dyshimin si i përfshirë në krime lufte, shkruan Telegrafi.

Lajmin se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, e kishte bërë të ditur vetë Thaçi disa ditë më parë.

“Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, kishte shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Thaçi: Kosova me shumë gjak të derdhur e fitoi betejën me Serbinë - në Hagë shkoj për çmimin e lirisë
Lexo po ashtu Thaçi: Kosova me shumë gjak të derdhur e fitoi betejën me Serbinë - në Hagë shkoj për çmimin e lirisë

Kujtojmë se më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në propozim-aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në propozim-aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori