LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë me udhëzime për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në vend

Qeveria e Maqedonisë me udhëzime për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në vend

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate informon se i ka pranuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, në lidhje me vendimin që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës të kërkohet test negativ për COVID-19, gjatë hyrjes në Maqedoni.

Nga Qeveria informojnë se dokumenti në lidhje me lëvizjen transit në territorin e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, i përfshin udhëzimet e mëposhtme:

– Gjatë hyrjes përmes kalimeve kufitare ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, nuk është e nevojshme të dorëzohet vërtetim mjekësor për test PCR, duke pasur parasysh që shtetasi i huaj vetëm transiton nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, d.m.th është vetëm e nevojshme të nënshkruhet një deklaratë që ai do të largohet brenda tre orëve nga vendi.


– Gjatë hyrjes përmes vendkalimeve kufitare tokësore, me qëllim që të dalë nëpër kalimet kufitare ajrore, nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, është e nevojshme të tregoni biletë ajrore (biletë elektronike) dhe të nënshkruani një deklaratë për lëvizje transite dhe brenda tre orësh duhet të dilni nga territori i vendit.

– Për transportuesit profesionistë (shoferët), nuk është e nevojshme certifikatë mjekësore për test PCR, por vetëm detyrohet të respektojë protokollet për kryerjen e transportit ndërkombëtar.

– Për transportin e organizuar të autobusëve ose linjat e rregullta të tranzitit ndërkombëtar, lejohet hyrje tranzit, pa pasur nevojë për test negativ për COVID-19, me detyrimin që territori i vendit duhet të braktiset brenda pesë orësh, duke nënshkruar deklaratë për lëvizje tranziti.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës që kanë leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, gjatë hyrjes në shtet duhet të posedojnë test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Diplomatët e huaj nga vendet e përmendura dhe të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, me hyrjen në vend nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ për COVID-19.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës që kanë planifikuar më parë ekzaminime shëndetësore dhe trajtim në një institucion shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në vend duke paraqitur test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, si dhe vërtetim mjekësor për ekzaminimin mjekësor të planifikuar.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë, nëse kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (sipas të dhënave që disponon Ministria e Brendshme, ose posedojnë letër njoftim të Maqedonisë), gjatë hyrjes në vend nuk janë të detyruar të posedojnë test negativ për COVID-19.

Por, nëse këta shtetas të huaj kanë një vendbanim në vendin në të cilin kanë shtetësinë e dytë (një nga vendet e mësipërme të përfshira në nenin 1 të Vendimit) gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është e nevojshme të posedojnë rezultat negativ nga testi PCR, i bërë 72 orë para se të hyjnë në vend.

– Poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë një adresë qëndrimi në Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të duhet të posedojnë rezultat negativ nga testi për COVID-19, i bërë 72 orë para hyrjes në vend.

– Pas marrjes së deklaratave të plota nga qytetarët e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, Ministria për Punë të Brendshme së bashku me certifikatat mjekësore nga PCR testet do t’i dorëzojë për verifikim tek Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë do t’i dorëzojë ato në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, sipas adresave.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se këto udhëzime Ministria për Punë të Brendshme do t’i dorëzojë tek të gjitha përfaqësitë diplomatike konsullare, në mënyrë që të informohet opinioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori