LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron transferimin e Adama Traores

Juventusi dëshiron transferimin e Adama Traores

Juventusi thuhet se dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, këtë verë.

Sipas mediumit të njohur ESPN, Traore do të largohet nga Ujqit nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.


Kjo ka alarmuar klubin italian, Juventusin, të cilët tani duan ta transferojnë lojtarin e dalë nga akademia e Barcelonës.

Tre gjigantët anglezë duan Adama Traoren
Lexo po ashtu Tre gjigantët anglezë duan Adama Traoren

Sidoqoftë, ata përballen me konkurrencë nga Liverpooli dhe Manchester City, të cilët e duan blerjen e tij për të zëvendësuar gjermanin Leroy Sane, i cili u bashkua me Bayern Munichun.

24-vjeçari ka qenë një hit i madh këtë sezon me katër gola dhe nëntë asistime për Wolves në të gjitha garat.

Ai do të shtonte forcë dhe eksplozivitet te sulmi i vjetruar i Juves, me Cristiano Ronaldon, Douglas Costan, Gonzalo Higuainin dhe Juan Cuadrado, të gjithë mbi 29 vjet.

Nga ana tjetër, Traore nuk do të vijë i lirë pasi ai ka ende tre vjet me kontratë dhe Ujqit kanë një mbështetje të fortë financiare.

ESPN pretendon se Bianconerët do të duhej të paguanin rreth 90 milionë euro për ta sjellë atë në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori