Vitamina D ndihmon në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen nga COVID-19
Deri në 62 për qind e personave mbi 50 vjeç kanë mungesë të vitaminës D, e cila prodhohet nga kontakti i drejtpërdrejt me diellin.
Ja se si mund të ndihmojë vitamina D në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen nga infeksionet.
Pse keni nevojë për vitaminë D
“Vitamina D vepron si pajisje personale mbrojtëse brenda nesh”, shprehet Derrick M. DeSilva Jr, internist në qendrën mjekësore Raritan Bay në New Jersey.
Kjo për shkak se vitamina D ndihmon për të mbajtur larg viruset që depërtojnë në qeliza dhe shkaktojnë dëme të mëdha. Në të vërtetë, studiuesit vunë në dukje në The Medical Journal që vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe pneumonisë dhe sugjeruan ngritjen e vitaminës D për të rritur rezistencën ndaj COVID-19.
“Nëse infektoheni, do të keni forcë për ta luftuar atë në mënyrë më efektive”, thotë Dr. DeSilva.
Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D
Ekspozimin në diell është mënyra më e mirë për të rritur vitaminën D, pasi që vitamina krijohet në mënyrë natyrale kur rrezet UVB godasin lëkurën. Mesdita është ideale pasi rrezet UVB janë në nivelin më të lartë të tyre midis orës 10:00 të mëngjesit dhe 3:00 të pasdites (duhet pasur kujdes nga temperaturat e larta).
Rekomandohet të kaloni 10 deri në 15 minuta në dritën e diellit, pa krem mbrojtës, gjatë orëve të cekura së paku tri herë në javë dhe prisni të paktën një orë para se të bëni dush. Hulumtimet nga Universiteti i Alabama zbulojnë se duhen 60 minuta që vajrat e lëkurës të krijojnë vitaminën D nga rrezet e diellit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës