LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet deri më tani për ishullin ku do të zhvillohen duelet e zjarrta të UFC-s

Çfarë dihet deri më tani për ishullin ku do të zhvillohen duelet e zjarrta të UFC-s

Dana White qysh nga muaji prill është duke folur për një ishull ku do të zhvillohet të gjitha përballjet e UFC-s.

Evenimentet e para do të zhvillohen në këtë fundjavë, në ishullin që quhet Yas, e që gjendet në Abu Dhabi.


Presidenti i UFC-s ka sqaruar se përballjet në ishull do të fillojnë nga e shtuna e kësaj jave, në kuadër të UFC 251.

Yjet e MMA-s tashmë kanë filluar të publikojnë foto nga hapësirat e tyre të rezervuara në ishull, e që duket një vend mjaftë interesant.

Luftëtarët e arteve marciale të përziera do t’u nënshtrohen disa testeve për COVID-19, në mënyrë që të mos suspendohet qysh në fill nata e UFC 251.

Ishulli YAS thuhet se është i gjerë 11 km dhe konsiderohet tani si një zonë e sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

Përveç luftëtarëve, edhe komentatorët e përballjeve do të futen në një tunel që eliminon bakteret në 99%.

The Flash Forum being set up ahead of Saturday night. Image: UFC

White nuk ka dashur të zbulojë më shumë nga pjesa e brendshme e ishullit, por derisa coronavirusi të jetë i pranishëm, të gjitha takimet do të zhvillohen atje.

UFC 251 ka në plan program tri përballje si ajo mes Petr Yan dhe Jose Aldo për titullin e  peshave gjysmë të rënda, derisa rripi mbahej nga Henry Cejudo që është pensionuar në ma të këtij viti.

Në të dytin takim, do të jetë rimeçi i kërkuar nga Max Holloway kundër Alexander Volkanovski në peshat e mesme, pasi ky i fundit e kishte mposhtur në dhjetor në UFC 245.

Dhe dueli më interesant i asaj mbrëmjeje do të jetë mes Jorge Masvidal që përballet me Kamaru Usman në peshat e mesme të lehta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori