Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka folur pas rasteve të fundit me coronavirus.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka renditur arsyet pse duhet kthyer masat dhe forcuar më shumë masat e jashtëzakonshme.
Qytetarët po infektohen çdo ditë e më shumë, në veçanti të moshuarit. A mos vallë po e paguajnë me jetë mu kjo kategori me kujdes të shtuar dhe lëvizje të kufizuar! Kush po i infekton këta!
Qytetarët po vdesin edhe më shumë – me prapashtesën …me sëmundje tjera përcjellëse … është bërë shprehje e dëmshme. A mos edhe tejzgjatja e pandemisë zbret nivelin e kujdesit mjekësorë, mungon ndonjë medikament – Oksigjeni, mungon kujdesi dhe aplikohen qetësues. Pra të gjitha janë të mundshme.
Remitancat po bien, investimet e jashtme po bien, ekonomia po bje, të punësuarit po zvogëlohen ose po reduktohet orari, europa, shtetet fqinje vendosin masa karantinimi për ne dhe për ata që na vizituan.
Pse duhet të dalim për të shkuar në punë edhe me masa mbrojtëse kur mundesh të infektohesh dhe të dëmtosh shëndetin deri në vdekje!? Pse duhet dikush të vrasë pa qëllim ose nga pakujdesia qytetarin i cili del për bukën e gojës.
Mundë të ndodhë që edhe vozitësit (ngasësit) transportues të frikësohen që të sjellin në Kosovë apo të karantinohen pas kthimit e kjo krijon kriza të tjera të dëmshme.
Sipas tij, të gjitha këto gjëra të ndodhura me koficient të lartë, dëmtojnë seriozisht shëndetin e qytetarit, dëmtojnë seriozisht ekonominë dhe vendet e punës, andaj, mbyllja 10 ditore ku përfshihen dy vikende javore, e përmbyllë izolimin, detektimin si dhe hapë perspektivë për kufizime kohore edhe për një javë, të atyre që nuk kanë domosdoshmëri lëvizjeje – Veproni sepse prej institucioneve varet, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti