LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Bayernit, Flick: Lewandowski ka vënë themelet për të fituar Topin e Artë

Trajneri i Bayernit, Flick: Lewandowski ka vënë themelet për të fituar Topin e Artë

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka thënë se Robert Lewandowski mund të fitojë Topin e Artë pasi ka shënuar 51 gola këtë sezon dhe ka fituar titullin në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë të njohur si DFB-Pokal.

Lewandowski shënoi dy herë në fitoren 4-2 të Bayernit ndaj Leverkusenit në finalen e së shtunës mbrëma për të kompletuar fitimin e dyfishtë vendor.


David Alaba dhe Serge Gnabry shënuan të parët, ndërsa Lewa doli në skenë në pjesën e dytë me golat në minutat 59’ dhe 89’ duke quar në 51 numrin e golave këtë sezon në të gjitha garat.

Lewandowski kurorëzohet me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës për këtë edicion
Lexo po ashtu Lewandowski kurorëzohet me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës për këtë edicion

Lewandowski ka shënuar 34 gola në Bundesliga, ka shënuar 11 gola në Ligën e Kampionëve, ku Bayerni është ende në garë, dhe gjashtë gola në kupë.

Kjo ka bërë që trajneri Flick ta mbështes yllin e tij në garën për Topin e Artë, duke deklaruar që Lewandowski tashmë i ka vendosur themelet.

“Pesëdhjetë e një gola janë tashmë shumë. Goli i parë që Lewy shënoi, goli i tretë që shënuam, ishte i shkëlqyer. Mënyra se si ai e merr topin është brilante. Sigurisht, ai ka pasur edhe pak fat. Por, kjo është ajo që e dallon atë, që ai ka këtë besim në cilësinë e tij”, ka thënë fillimisht Flick.

Renditja më e re për Topin e Artë: Messi dhe Ronaldo bien më poshtë
Lexo po ashtu Renditja më e re për Topin e Artë: Messi dhe Ronaldo bien më poshtë

“Nëse ai ka shënuar 34 gola në Bundesligë këtë vit, atëherë mund të mendoni se si një lojtar nga Bundesliga mund të bëhet fituesi i Topit të Artë. Pra, pse jo? Ai i ka hedhur të gjitha themelet me këtë arritje këtë vit dhe do të dëshiroja ta fitojë atë”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi fitoi Topin e Artë në vitin 2019, duke mposhtur Virgil van Dijkun e Liverpoolit në garë, ndërsa lojtari i fundit i Bayernit që fitoi çmimin individual ishte Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori