LAJMI I FUNDIT:

Juve dhe Napoli në bisedime të avancuara për shkëmbimin Milik – Bernardeschi

Juve dhe Napoli në bisedime të avancuara për shkëmbimin Milik – Bernardeschi

Juventus ka gjetur sulmuesin qendror për edicionin e ri dhe ai do të jetë Arkadiusz Milik.

Qendërsulmuesi polak ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe nuk ka pranuar rinovimin duke synuar një klub më të madh ku mund të fitojë trofe të shumtë.


26-vjeçari prej kohësh është në bisedime me Juventusin, teksa tani duket se është afër edhe marrëveshja mes klubeve.

Napoli e vlerëson yllin polak rreth 45 milionë euro, por Juventusi nuk dëshiron të jap para.

Zonja e Vjetër i ka propozuar Napolit shkëmbimin kokë më kokë me sulmuesin anësor Federico Bernardeschi.

Calciomercato ka raportuar se dy klubet janë të interesuara për lojtarët në fjalë dhe marrëveshja mes tyre duket shumë afër.

Duke parë trajnerët si Maurizzio Sarri që e pëlqen shumë Milik dhe atë të Napolit, Gennaro Gattuso që e do Bernardeschin, kjo marrëveshje thuajse është e kryer.

Por gjithçka mund të prishet vetëm nëse vije ndonjë ofertë me para për Milik, pasi interesimi për të nuk mungon.

Atletico Madrid, Tottenham Hotspur, Everton, Borussia Dortmund dhe Roma janë skuadrat tjera të interesuara për polakun.

Megjithatë nëse nuk vije ndonjë ofertë me të holla prej 45 milionë eurove, atëherë Milik do t’i bashkohet Juventusit si shkëmbim me Federico Bernardeschin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori