LAJMI I FUNDIT:

Buffon thyen rekordin disavjeçar të Maldinit dhe bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Serie A

Buffon thyen rekordin disavjeçar të Maldinit dhe bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Serie A
Gianluigi Buffon (FC Juventus/Twitter)

Gianluigi Buffon ka bërë histori sot (e shtunë) me paraqitjen e tij të 648-të në Serie A, duke tejkaluar Paolo Maldinin.

Portieri 42-vjeçar kohëve të fundit nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2021, që do të thotë se ai do të luaj deri në moshën 43-vjeçare.

‘SuperGigi’ bëri debutimin e tij në Serie A për të luajtur me Parman dhe mbajti portën e paprekur në barazimin 0-0 me Milanin në 19 nëntor të 1995, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, nëntë muaj dhe 22 ditë.


Nevio Scala ishte trajneri që i dha debutimin Buffonit, duke e vendosur titullar përball emrave të mëdhenj si Roberto Baggio, George Weah dhe Zvonimir Boban.

Po ashtu, portieri italian në debutim në Stadio Tardini luajti edhe kundër njeriut që ia theu sot rekordin, Maldinit.

Në 647 ndeshjet e tij të Serie A deri më tani, Buffon mbajti 296 herë portën e paprekur dhe pranoi 524 gola.

Kishte gjithashtu një ndeshje në ‘play-off’ në Serie A, kur Parma humbi 3-1 ndaj Interit në maj të vitit 2000, por kjo nuk kualifikohet si paraqitje e Serie A.

Buffon ka fituar nëntë tituj të Serie A, gjithashtu një rekord – duke mos llogaritur Scudettot e 2004-05 dhe 2005-06 që u revokuan si pjesë e Calciopolit – pesë trofe të Coppa Italia, gjashtë Superkupa Italiane, Kupën UEFA, titulli Ligue 1, Superkupën e Francës dhe kampionatin e Serie B.

Kjo do të jetë e tij ndeshja e tij e 1115-të në të gjitha garat në nivel klubesh, ndërkombëtarësh, ndërsa ka pranuar 920 gola.

Ndeshja ndaj Torinos do të jetë e 670-ta i tij në të gjitha garat dhe deri më tani ai ka 316 porta të paprekura, duke pranuar 527 gola.

Në nivelin e klubit, ai gjithashtu luajti 220 ndeshje për Parman (duke mbajtur 85 porta të paprekura) dhe 25 për Paris Saint-Germain (nëntë porta të paprekura). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Llogaria zyrtare e Michael Schumacher në rrjetet sociale bën postimin e parë pas 'daljes publike' të tij

Formula 1
Ylli i Francës flet para përballjes me Izraelin edhe për luftën: Nuk është ndeshje si çdo tjetër, më lëndon vrasja masive e civilëve

Ylli i Francës flet para përballjes me Izraelin edhe për luftën: Nuk është ndeshje si çdo tjetër, më lëndon vrasja masive e civilëve

Ndërkombëtare
‘Derby d'Italia’ për transferimin e Daniel Maldinit

‘Derby d'Italia’ për transferimin e Daniel Maldinit

Serie A
Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Arsenali 'refuzoi' dy lojtarë të mëdhenj nga Barcelona në një marrëveshje të mrekullueshme shkëmbimi gjatë afatit kalimtar të verës

Premier League
Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Taulant Xhaka tregon lutjen që i bëri Granitit për mos të udhëtuar drejt Serbisë: Nuk është e lehtë të qëndrosh nën kontroll për 90 minuta

Ndërkombëtare
Real Madridi nis ‘luftën’ me Barcelonën duke nisur negociatat për transferimin e Jonathan Tah

Real Madridi nis ‘luftën’ me Barcelonën duke nisur negociatat për transferimin e Jonathan Tah

La Liga
Kalo në kategori