LAJMI I FUNDIT:

Nga Prishtina në Tiranë – Fikret Shatri nis rrugëtimin sfidues prej 257 kilometrash

Nga Prishtina në Tiranë – Fikret Shatri nis rrugëtimin sfidues prej 257 kilometrash
(Foto: KP)

Ish-trajneri dhe tanimë atleti, Fikret Shatri, është nisur sot (e enjte( për të realizuar rrugëtimin sfidues prej 257 kilometrah, nga Prishtina në Tiranë.

Me këtë rast vet atleti është shprehur i bindur se do t’ia dalë të përfundojë një vrapim të tillë, duke parë edhe mbështetjen e madhe që e ka marrë nga miqtë e tij, vrapuesit të cilët do ta mbështesin atë gjatë këtij vrapimi.


“Besoj që jam i përgatitur, besoj që do t’ia dal. Me ndihmën e miqve të mi, vrapueseve të cilët kanë me më mbështet kështu që kemi me ia dal, definitivisht kemi me ia dal sepse djem e UÇK-së e kanë pasur shumë më të vështirë në luftën 98-99, unë e kam shumë lehtë në 2020, kështu që definitivisht sfidë ka me qenë po ka me qenë e përballueshme”, ka thënë Shatri, citon KosovaPress.

E pranishme gjatë nisjes së atletit nga Istogu ishte edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi e cila i dha mbështetje të mëdha atletit që njëkohësisht është edhe pjesëtar i ministrisë që ajo udhëheqë.

Pos kësaj Dumoshi u shpreh se do të kujdeset në maksimum për udhëtimin e atletit dhe do të njoftohet shumë shpesh rreth gjendjes së Shatrit.

“Përkushtimi i tij jep një mesazh, një mesazh që i nderon të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës, një mesazh të paqes që mos të ketë luftëra askund në botë por të zhvillohet sporti. Ashtu siç është zyrtar që punon shumë për shkollat e sportit, ashtu do të na kthehet dhe do ta presim edhe më mirë. Sigurisht që edhe Shqipëria do ta presë një njeri të vetin dhe i urojmë shumë sukses, i urojmë që ta ketë të lehtë këtë përkushtim të vetin sepse rruga është shumë e gjatë”, ka thënë Dumoshi.

Shatri pritet të arrijë në Tiranë më 4 korrik 2020, ku ka marr premtimin se do të pritet edhe nga i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Kujtojmë që 45-vjeçari nga Istogu njihet për vrapime të gjata, derisa gjatë pandemisë së Covid-19 kishte vrapuar nga Prishtina deri në Istog.

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori