Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Hagës ka ngritur propozim-aktakuzë kundër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për kinse krime lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në lidhje me këtë propozim-aktakuzë, Presidenti Thaçi të hënën doli me një video mesazh duke iu adresuar opinionit publik se ligjin e vetëm që ka shkelur është ai i kriminelit Sllobodan Millosheviq, teksa ka bërë të ditur se do të jep dorëheqje nëse konfirmohet propozim-aktakuza ndaj tij.
Por njëjtë nuk mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në aspektin moral dhe etik Presidenti Thaçi do të dëshmonte maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej, ndërsa në anën tjetër juristi si dhe avokati Musa Damati theksoi se dorëheqja e Presidentit Thaçi është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa sipas tij, nuk ka akuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme.
Miftaraj tha se Thaçi nuk e ka obligim ligjor të jap dorëheqje, por vetëm obligim moral.
“Përderisa në aspektin kushtetues dhe ligjor, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi nuk e ka obligim të jap dorëheqje nga pozita e Presidentit, në aspektin moral dhe etik, i njëjti do të dëshmonte lidership, maturi dhe respekt për popullin e Kosovës nëse do të dorëhiqej”, ka thënë Miftaraj.
Ai po ashtu tha se për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte.
“Pa paragjykuar epilogun e aktakuzës së ngritur dhe nëse e njëjta do të konfirmohet apo hidhet nga gjykatësi i procedurës paraprake, për shtetin e Kosovës është barrë e madhe që për disa muaj të udhëhiqet nga një President i cili është i akuzuar për krime lufte. Në këtë drejtim, vlerësoj së Presidenti Thaçi të hënën ka humbur një mundësi historike për të dëshmuar se interesi i përgjithshëm dhe interesi i Republikës së Kosovës është më i madh më i rëndësishëm se ai vet”, ka thënë Miftaraj.
Ndërsa, Damati ka thënë se aktakuza kundër Thaçit e Veselit në aspektin formal dhe profesional është më tepër propozim-aktakuzë publike se juridike.
“Aktakuza e Prokurorisë Speciale e deponuar kundër Thaçit dhe Veselit pranë dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, konsideroj se në aspektin formal dhe profesional është më tepër aktakuzë publike se sa aktakuzë juridike, dhe kjo për faktin se aktakuza e Prokurorisë Speciale përmban shumë elemente jo ligjore dhe shkelje të veçanta procedurale”, u shpreh ai.
Siç theksoi Damati, dorëheqja e Presidentit dhe e krerëve tjerë institucional të cilët mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar.
“Po ashtu në sfondin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe bazuar ne kushtetutën e vendit dorëheqja eventuale e Presidentit apo e krerëve të tjerë institucional të cilët potencialisht mund të përballen me akuza të tilla, është e panevojshme dhe e nxituar, përderisa nuk kemi aktakuzë formale të konfirmuar dhe të plotfuqishme, dhe kjo duke u bazuar në prezumimin e pafajësisë si parimi i njohur i drejtësise vendore dhe i asaj ndërkombëtare. Thaçi dhe Veseli duhet të fillojnë që t’i krijojnë ekipet e tyre të mbrojtjes të përbëra nga avokatët me eksperiencë të lartë në fushën penale, në mënyrë që të konfirmohet pafajësia apo edhe rrëzimi i aktakuzës publike e cila tash veç ekziston kundër tyre para Tribunalit Ndërkombëtarë”, ka thënë Damati.
Ndryshe, Specialja ka ngritur propozim-aktakuzë kundër presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një propozim-aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka "u harrua"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite