LAJMI I FUNDIT:

Luis Nani mahnit fansat me transformimin muskuloz

Luis Nani mahnit fansat me transformimin muskuloz
Luis Nani (Foto: Instagram/luisnani)

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Luis Nani, ka mahnitur me transformimin e tij fizik.

Anësori i Orlando Cityt gjatë periudhës së vetizolimit është stërvitur intensivisht me pesha për formësimin e trupit të tij.

Sezoni në MLS do të fillojë pas 8 korrikut, prandaj 33-vjeçari ka vendosur që ta mbajë veten në formë, por duke arritur sukses të jashtëzakonshëm.


https://www.instagram.com/p/CCBx9p4hdcD/

Dhe gjatë një ditë relaksi në Orlando, portugezi ka treguar arritjet falë ushtrimeve duke ekspozuar muskujt e tij.

Nani, i cili gjatë karrierës ka luajtur edhe për Sporting Lisbonën, Valencian dhe Lazion, i ka mahnitur ndjekësit e tij me fizikun muskuloz. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/luisnani/TheSun)