LAJMI I FUNDIT:

Rama vazhdon sot takimet me liderët e partive politike

Rama vazhdon sot takimet me liderët e partive politike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.

Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje, raporton KP.


Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

Në trend Lajme

Më shumë
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Detaje nga bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi: I konfiskohet një revole, telefona, laptopë e dokumente

Lajme
“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

“Pastrim i parave, para të pista, kjo është për t’u brengosur,” ish-hetuesi policor flet për bastisjet në Ministrinë e Infrastrukturës

Lajme
Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Misteri i vrasjes së shqiptarit në sy të djalit të mitur në Itali

Lajme
Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Specialja nuk jep detaje nëse Krasniqi dhe Shala kanë bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë me rastin e vdekjes së familjarëve të tyre

Drejtësi
Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Nënë e bijë gjenden të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori