LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: E shoh të vështirë shfuqizimin e Speciales kur tashmë janë ngritur aktakuza

Haradinaj: E shoh të vështirë shfuqizimin e Speciales kur tashmë janë ngritur aktakuza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me aktakuzat e Gjykatës Speciale.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova duhet ta ruaj interesin nacional pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se Kosova është dashur të bëjë ofertë për themelimin e një gjykate ku do të trajtoheshin krimet e mundshme.


“Gjykata është dashur të formohet brenda vendit ndërsa dëshmitarët të mbaheshin jashtë vendit dhe të jepnin dëshmi përmes videolinkut”, Tha Haradinaj, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se gjykata ka mundur të vendoset në Dyz apo Bondsteel dhe të fillojë me procedurat.

Haradinaj thotë se e kupton situatën në të cilën ndodhen Thaçi dhe Veseli por sipas tij edhe skena politike është duke kaluar një situatë jo të lehtë.

“Pos menaxhimit të sotëm Kosova është mirë që të ketë një strategji edhe për të ardhmen. Kosova nuk duhet të ketë borxhe ndaj drejtësisë”.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se pavarësisht se përgjegjësia është personale, nëse dënohet ndonjë ish-ushtarë i UÇK-së do të dëmtohet vendi.

Haradinaj thotë se Kosova ka gabuar ën mënyrën se si është formuar Gjykata Speciale por sipas tij tashmë duhet të mbahen obligimet ndërkombëtare që janë pranuar.

“Nëse Kosova merr veprime kur ka paralajmërim për aktakuza është shumë e vështirë edhe nëse bëjmë ofertë për të sjellë në Kosovë gjykatën”.

I pari i AAK-së thotë se është një forcë e madhe që ka marrë drejtim në procesin e aktakuzave në Gjykatën Speciale.

“E shoh shumë të vështirë të veprohet kur tash ka aktakuza”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori