Pothuajse gjysma e të gjitha kompanive janë përballur me emigrimin e punëtorëve të tyre në tre vitet e fundit dhe se rreth 41 për qind e të bizneseve të anketetuara deklaruan se nuk janë përpjekur t’i bindnin punëtorët nëpërmjet përfitimeve shtesë, kur këta të fundit kanë vendosur të emigrojnë në një vend tjetër.
Kështu thuhet në raportin “Korrelacioni midis Tregut të Punës në Kosovë dhe Emigrimit”, prezantuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përcjell Telegrafi.
Në analizën e Pulsit Publik, thuhet se përvoja dhe aftësitë e punës janë dy faktorët më të rëndësishëm dhe aspektet më sfiduese gjatë punësimit të stafit të ri.
“Gati dy në tre kompani kanë punësuar punonjës më pak të kualifikuar apo 63 për qind, ose kanë caktuar detyra shtesë për stafin aktual apo 19 për qind kur nuk kanë gjetur punonjës të rinj me kualifikime të dëshiruara. Shkathtësitë gjuhësore, analitike dhe teknike – janë tri aftësitë kryesore që u perceptuan nga kompanitë si më të vështirat për t’i gjetur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.
Sipas UNDP-së, përcjell Telegrafi, metodat joformale të reklamimit të vendit të punës janë ende të zakonshme në Kosovë.
“Rreth 44 për qind të të gjitha kompanive të intervistuara deklaruan se mënyra kryesore e shpërndarjes së informacionit për vendet e lira të punës është përmes miqve dhe duke e përcjellë gojarisht, ndërsa 39 për qind përdorin mediet sociale. Vetëm disa kompani përdorin platformat online për punësim apo 12 për qind ose agjencitë e punësimit me 2 për qind si mënyrën kryesore për reklamim”, thuhet në raport.
Anketa thotë se, shumica e kompanive ua paguajnë kontributet pensionale të gjithë punonjës të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
“Sektori i bujqësisë u dallua me 27 për qind, të cilët deklaruan se kompania e tyre nuk i paguan kontributet pensionale. Ndërsa niveli i përgjithshëm i kompanive që nuk paguajnë këto kontribute është 13 për qind”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City