Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me Covid-19.
Zemaj tha se vizita e tij në këtë Klinikë ishte për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar.
Ai shtoi se institucionet do t’iu ofrojnë shërbimet më të mira të mundshme për të kaluar situatën në të cilën po kalon Kosova.
“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”.
I pari i shëndetësisë theksoi se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe të vetë ministrisë dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent, dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”.
Ministri i Shëndetësisë ndër të tjera tha ata të cilët nuk i respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtarë. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që ta rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, tha për Ekonomia Online se në këtë klinikë të shtrirë pozitiv me COVID-19, janë 110 raste, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.
“Normal me rritjen e numrit të rasteve ka filluar edhe rritja e numrit në Klinikën Infektive. Tanimë në këtë Klinikë i kemi 110 raste të cilët janë të shtrirë, prej tyre gjashtë janë në mjekim intensiv dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar. Megjithëse ky numër mund të ndryshojë për arsye se vazhdimisht kemi raste të cilët nga terreni të konfirmuar si COVID pozitiv përshkak të probleme me frymëmarrje apo probleme respiratore vazhdimisht kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive. Ka rate të cilët janë spitalizuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë, prandaj do të ishte mirë që ne si qytetarë të vetëdijesohemi, t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe ndihma më e madhe është nga qytetarët. Prandaj duke e pasur parasysh që jemi në muajin e pestë që jemi në punë 24 orë, i lus qytetarët që t’i respektojnë masat mbrojtëse, në mënyrë që të mbrojmë vetën dhe të tjerët”, tha ajo për EO.
Respektim të masave mbrojtëse kërkoi edhe drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Ai tha se rritja e rasteve po bëhet si pasojë e mosrespektimit të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë.
“Duke pasur parasysh se kemi një numër brengosës të rritur të rasteve pozitiv dhe atë si pasojë e moskujdesit dhe mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së, të cilët kishim mundur që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë nëse ata i përmbahen këtyre rekomandimeve të detajuara në manualin e për parandalimin e pandemisë dhe sidomos do ta zbrazte Klinikën Infektive me rastet kronike që pastaj mund të përfundojnë me fatalitet”, tha Ramadani, duke shtuar se mbajtja e maskës shpëton jetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë