Ministria e Financave ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës. Kjo ministri paralajmëron se së shpejti do të ri-shpallet konkursi për këtë pozitë pasi që zyra ligjore e kësaj ministrie ka kërkuar që të mbyllet ky proces.
E për zëvendësministrin e Financave, Agim Krasniqi ky proces është ndërprerë për të mos pasur ndikime në kuptimin politik.
Krasniqi ka inkurajuar të gjithë kandidatët që kanë qenë në garë të ri-kandidojnë sërish, pasi që do të jetë një proces edhe më transparent.
“Për momentin është ndërprerë ky proces në mënyrë që të sigurohemi që të arrijmë marrëveshje me anglezët dhe me amerikanët që me ndihmuar këtë proces pa asnjë implikim apo intervenim në kuptimin politik dhe së shpejti, kjo do të rishpallet. Ne inkurajojmë të gjithë të konkurrojnë dhe i sigurojmë të gjithë se transparenca do të jetë e plotë dhe kushdo që e meriton me qenë aty do të jetë”, thotë Krasniqi.
Ai ka thënë se është me interes që dogana me funksionuar si duhet dhe me realizua planin e të hyrave.
“Për neve është me interes që dogana me [IS1] si duhet dhe me realizua planin e të hyrave. Pra, inkurajojmë të gjithë të konkurrojnë edhe ata që kanë konkurruar të vazhdojnë konkurrimin dhe të tjerët, t’iu sigurojmë që do të jetë një proces transparent, i mbikëqyrur mirë dhe pa asnjë implikim ose intervenim në kuptimin politik. Normal, është dashur ligjërisht, sepse zyra ligjore ka kërkuar që ky proces të mbyllet një herë dhe të fillon procesi prej fillimit”, thotë ai.
Kujtojmë se në prill ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi kishte pezulluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Doganës me arsyetimin e shfaqjes së pandemisë në vend.
Sikur disa institucione dhe kompani publike që kanë mbetur me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm, edhe Dogana e Kosovës është në këtë situatë, përkundër që konkursi për drejtor të Doganës ishte shpallur më 12 shkurt të këtij viti nga Ministria e Financave.
Ndryshe, ish-kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pak para se të lironte zyrën e kryeministrit, ia kishte vazhduar mandatin drejtorit të Doganës, Bahri Berisha.
Por, në ditët e para të qeverisë aktuale, kryeministri në detyrë Albin Kurti anuloi vendimin e Haradinajt për të mundësuar shpalljen e konkursit në mënyrë të rregullt.
Në konkursin e fundit të Ministrisë së Financave, për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, patën aplikuar 26 persona, prej tyre 11 janë zyrtarë të Doganës. Ndër aplikantët ishin edhe ish-drejtori Bahri Berisha dhe ushtruesi i tashëm i detyrës së drejtorit, Ibrahim Xhaka.
Mësohet se kandidatë për pozitën e të parit të doganës, kanë qenë Bekim Mehmetaj, Arlind Limani, Bastri Bardhi, Agim Nika, Irfan Fejzullahu, Bahri Berisha, Ibrahim Xhaka, Agron Llugaliu, Asllan Rrahmani, Gazmend Maloku, Skënder Neziri, Osman Neziri, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Besim Curri, Mimoza Vila, Ekrem Hajdari, Driton Kurshumliu dhe Besmir Çollaku dhe përveç tyre edhe tetë kandidatë të tjerë në garë për pozitën e drejtorit të Doganës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe