LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë do të mbahet festivali më i madh akademik virtual

Në Kosovë do të mbahet festivali më i madh akademik virtual

Kolegji UBT ka njoftuar se do të organizoj në Kosovë, Festivalin më të madh Akademik Virtual i cili mbahet për herë të parë në Evropë.

Në kuadër të këtij festivali janë̈ të integruara rreth 30 Akademi Ndërkombëtare Verore, 25 forume, 25 ngjarje/aktivitete, gara hackings, aktivitete kulturore-artistike.

Rreth 500 profesorë̈, ekspertë, artistë, studentë vendor dhe ndërkombëtarë̈, do të jenë pjesë e aktiviteteve të larmishme, nga më shumë se 150 vende të botës, të cilët do të diskutojnë̈ lidhur me zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë në të gjitha sferat e profesionet.


Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Kolegjit UBT, ku po ashtu njoftohet se festivali do të mbledhë̈ ekspertë nga fusha e bizneseve, të ndërmarrjeve të suksesshme nga vendi dhe bota, përfaqësues të institucioneve.

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, u shpreh i lumtur që përmes UBT Fest, do të fuqizohet imazhi i Kosovës dhe do të bëhet distancon për ekspertë të huaj, shkencëtarë̈ e politikanë, si dhe artistë.

“Synojmë̈ dhe duam që Kosova ta ketë njërin nga festivalin më të madh në rajon, festival akademik që lidhet me zhvillimin ekonomik, ndërmarrësisë, inovacionin dhe  politikën, ku mund të marrin pjesë personalitete të institucioneve nga vendi dhe bota. Është̈ festival tejet atraktiv, i pari i këtij lloji në rajon, por njëherësh do të vazhdojmë̈ edhe me Akademitë̈ Verore Ndërkomëtare, me rreth 30 shkolla të tilla. Aktualisht, prijmë̈ si institucioni më i madh dhe më i organizuar në këtë̈ drejtim“, theksoi rektori Hajrizi.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi në Festivalin Akademik Virtual të UBT-së, mund të kontaktoni e-mail: summeracademy@ubt-uni.net, ose në linkun që mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori