LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Rekomandohen, por nuk obligohen bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë të bëjnë testin për COVID-19

Zemaj: Rekomandohen, por nuk obligohen bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë të bëjnë testin për COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë, përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk janë të obliguar të kryejnë testin nëse janë apo jo të infektuar me COVID-19.

Këtë deklaratë ministri Zemaj e dha gjatë një vizite në Gjilan.


Ministri Zemaj theksoi se Ministria e Shëndetësisë, i ka rekomanduar qytetarët që jetojnë jashtë vendit për ta bërë testin, por jo t’i obligojë ata.

“E kemi lejuar aeroportin, nuk është i hapur tërësisht, por vetëm në vija të rregullta. Ju kemi rekomanduar qytetarëve që jetojnë jashtë vendit që ta bëjnë testin por nuk është obligative për të hyrë në Republikën e Kosovës vetëm me dëshmi të testit”, ka thënë Zemaj.

Ai tha se si ministër i ri ka gjetur një numër të madh të vendimeve që kanë qenë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Si ministër i ri kam gjetur një numër të madh të vendimeve që kanë qenë në kundërshtim të madh me njëra-tjetrën, pavarësisht dikastereve profesionale…Nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është në detyrën e Ministritë të Shëndetësisë, se si bëhet mbarëvajtja e tubimeve, ahengjeve, dasmave etj. Ato janë vendime të cilat janë marr dhe ne i kemi adresuar bashkë me rekomandimet e IKSHPK-së, për të mos krijuar paqartësi qoftë në mbikëqyrjen e tyre sipas manualit i cili është aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është bërë obligim qeveritarë. Është në kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Tregtisë që rekomandimet të cilat janë dhënë nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja, ata t’i përgatisin me udhëzues që mund të kalojmë në fazën  tjetër të organizimit dhe të mbikëqyrjes edhe të këtyre aktiviteteve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori