LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Një pallat në zonën e “Selvies” në Tiranë u shndërrua në vend të ngjarjes tragjike këtë të premte pasdite.

Në një prej apartamenteve të tij, u gjetën të pajeta dy ukrainase, të moshës 25 dhe 40 vjeç, nga mikesha e tyre, e cila njoftoi policinë. Vajzat, që kishin ardhur në Shqipëri në fillim të majit, dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza.


Në banesën e tyre, policia ka gjetur mbetje medikamentesh me përmbajtje narkotikësh, që dyshohet se janë konsumuar nga vajzat.

Gjithsesi, përgjigjen përfundimtare do ta japin ekspertimet biologjike dhe ato të ADN-së në policinë shkencore.

Gjenden pa shenja jete dy shtetase ukrainase në Tiranë
Lexo po ashtu Gjenden pa shenja jete dy shtetase ukrainase në Tiranë

Dyshimet shtohen edhe me tej, pasi Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy ditë më parë në një farmaci në zonën e 21 dhjetorit, janë konfliktuar me një farmaciste, pasi kanë kërkuar të blejnë ilaçe depresioni, të cilat lëshohen vetëm me recete. Kur farmacistja ka refuzuar t’u japë medikamentet, vajzat janë bërë agresive.

Çelës për hetimin është dëshmia e shoqes së tyre të dhomës, Yeva Vorona, e cila ka mbërritur në Shqipëri para dy muajsh.

Ishte pikërisht ajo që i gjeti vajzat e pajeta dhe njoftoi policinë. Vajza ka treguar se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë jetuar me qira ditore në zona të ndryshme të Tiranës.

Në këtë apartament, kishin mbërritur të shtunën. Policia ka dyshime se vajzat mund të kenë mbërritur në Shqipëri si punonjëse seksi, megjithatë, hetimet do të hedhin dritë mbi të shkuarën e tyre. /tch/

Video kronikën mund ta ndiqni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori