Himara dhe Fieri kaluan një natë të vështirë nga zjarret, Rama: Situata është vënë në kontroll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se Himara dhe Fieri kanë kaluar mbrëmë një natë shumë të vështirë.
Rama në një postim në Facebook shkruan situata aktualisht është vënë në kontroll.
“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjent”, shkruan Rama. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































