LAJMI I FUNDIT:

Përplasje në Kuvend mes PDK-së dhe LDK-së për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Përplasje në Kuvend mes PDK-së dhe LDK-së për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë përplasur në lidhje me votimin apo mos votimin e  marrëveshjeve ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi akuzoi LDK-në duke ju thënë se dy vite më parë nuk i kanë përkrahur marrëveshjet e tilla, me arsyen se ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk është sjellë mirë karshi deputetëve të LDK-së.

“Arsyetimi i parë ka qenë që nuk po sillet mirë kryetari i Kuvendit dhe s’po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. As marrëveshjet e fondit IPA nuk donit t’i votonit”, iu tha Krasniqi deputetëve të LDK-së.


Sipas tij, është e drejtë e secilës parti politike të votoj ose jo në Kuvendin  e Kosovës.

“Mos votimi juaj, ka qenë e drejt e votimit tuaj politik në të drejtën e juaj, dhe ky është veprimi jonë politik në të drejtën tonë”, tha tutje ai.

Ndërsa, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti reagoi duke thënë se asnjë marrëveshje në mandatin e kaluar nuk ka mbetur pa u votuar për shkak të mungesës së votave të opozitës.

“Mund të diskutojmë sa të doni, por e vërteta është se asnjë marrëveshje në mandatin e kaluar nuk ka mbetur pa u votuar për shak të mungesës së votave për shkak të opozitës, është e vërtetë apo?”, tha Hoti.

Në lidhje me këtë pati reagime edhe nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila tha se LDK-ja ishte ajo që mandatin e kaluar i ka bllokuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërkaq, edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, u shpreh se nëse kinse LDK-ja paska vepruar në atë mënyrë siç po shprehen deputetët e PDK-së, a duhet edhe PDK-ja të gaboj për votimin e këtyre marrëveshjeve.

“Po e marrim që ne kemi gabu, a po doni dhe ju me gabu? Në kulmin e krizës ekonomike, ju po doni me ia ndal Kosovës në këtë kohë pandemie? Nëse ju mendoni që këto marrëveshje janë të këqija, dilni e thoni popullit…”, theksoi Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori