LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu thotë se LDK kishte marrëveshje me AAK-në e NISMA-n derisa ishte në marrëveshje me LVV-në

Sejdiu thotë se LDK kishte marrëveshje me AAK-në e NISMA-n derisa ishte në marrëveshje me LVV-në

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK-VV dhe prishjen e shpejtë të tij.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se prishja e koalicionit LDK-LVV i ka rrënjët ne rivalitetin politik.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se jetëgjatësia e shkurtër e koalicionit është pritur.


“Koalicioni i tanishëm i LDK-së ka qenë i lidhur shpirtërisht edhe më herët gjatë kohës që ka qenë marrëveshja me Vetëvendosjen…Mendoj se koalicioni i LDK-LVV pak a shumë si puna e VLAN-it. LDK [në koalicion me LVV] ka humbur gjashtë muaj të plotë për shkak të zotimeve që kishte marrë për atë koalicion dhe që ka ndodh. Ai ka qenë një dëm. Një dëm që ka humbur gjashtë muaj të rëndësishëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu thotë se është një person që nuk e arsyeton një koalicion kaq të shkurtër LDK-LVV.

“Nuk besoj se ndikon për të fituar elektorat një veprim i tillë as nga ana e LDK-së”.

Megjithatë ai thotë se arsyeja e prishjes së atij koalicioni nuk ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme që u mbështet nga Veliu.

Megjithatë ai ka thënë se koalicioni i ri do të jetë në vështirësi t’i dërgojë përpara temat e mëdha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori