Punëtorët e auto-shkollave me rreth 100 vetura, kanë protestuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës për shkak se kjo ministri nuk po u mundëson që të mbahen provimet.
Kërkesë të vetme ata kanë kthimin në punë. Ky aksion u organizua nga Federata e Auto-shkollave të Kosovës, ku të gjitha automjetet defiluan nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.
Organizatori i kësaj proteste, Milaim Kërqeli thotë se përmes kësaj protestë po kërkojnë të dinë arsyen se përmes kjo veprimtari nuk mund të vazhdoj punën ende.
Ai thotë se në ministritë përgjegjëse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme por kanë hasur në vesh të shurdhër.
Kërqeli thotë se janë dëmtuar shumë dhe se do protestojnë derisa t’u lejohet të punojnë.
“Arsyeja e protestës është mos lejimi i punës sonë do thotë qe gati 4 muaj po bëhen. Nuk dimë ndonjë arsye duhet organet ministri i Infrastrukturës, Shëndetësisë, duhet të na tregojnë arsyen pse na nuk duhet të punojmë. Derisa punojnë taksitë, autobusët me 50 veta, derisa punojnë kafeterit, cila është arsye që ne nuk punojmë më i sigurt është një i ri me qëndrua 90 minuta në veturë me neve sesa me ndenjur në kafeteri ku janë 200 veta njëri me tjetrin. Derisa nuk na lejojnë me punua ne do protestojmë nuk ka mbetur gjë tjetër”, theksoi Kërqeli.
Instruktoi më i vjetër në Kosovë i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, Hamit Hazeraj thotë se sot iu ka bashkangjitur kolegëve të tij, pasi që ky sektor nga qeveritë e Kosovës ndër vite ka mbetur manga.
Derisa thotë se punën duhet ta fillojë edhe kjo lëmi, për këtë ai këshilloi të merren praktikat më të mira për auto-shkollat.
“Vërtetë po shoh pakënaqësi tek njerëzit që nuk po punojnë, atëherë pakënaqësi se qeveritë tona prej pas luftës janë ndërrua si buka pa pjek nuk kanë arritur me u pjekur hiq, nuk kanë ditë çka me bo njëra duke e ndërrua tjetrën edhe kjo degë kanë mbetur shumë mangu..Le të zgjidhet ky problem le të merren standardet më të mira të auto-shkollave le të ketë kualitet më të mirë“, tha ai.
Edhe Sanije Bytyqi instruktore thotë se përmes kësaj punë kërkesë të vetme kanë kthimin në punë. Sipas saj, humbjet për gati 4 muaj që nuk kanë punuar u kanë shkaktuar humbje të mëdha.
“Përgjigje nuk kemi marr nuk kemi fillua me punua ende kemi mbetur pa punë deri tash, kemi probleme edhe me kandidat të cilët janë regjistruar po kërkojnë me filli punën, disa po kërkojnë edhe me ua kthye paret e dhëna, pagesat po duhet m i kthye kështu që është një pakënaqësi shumë e madh. Është edhe një kohë e gjatë 3 muaj e gjysmë që nuk kemi punuar atëherë po kërkojmë vetëm me fillua punën. Për tre muaj e gjysmë dëmtimet janë shumë të mëdha përderisa ne mbajmë familje me auto-shkolla, kemi punëtorë që duhet me i pagua edhe ata si kemi pagua, kemi qira që duhet me i pagua”, tha Bytyqi.
Auto-shkollat në Kosovë edhe në fillimit të këtij muaji pasi filloi implementimi i fazës së tretë të masave lehtësues, kanë protestuar dhe kanë kërkuar t’u lejohet të punojnë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë