E quajtur House in the Landscape, shtëpia pjesërisht është fshehur nën kodrat me bar, ndërsa me pjesën qendrore të saj hapet drejt oborrit të brendshëm dhe zbulon hiç më pak se enterierin e pazakonshëm
Muret e betonit lakohen lart ashtu që njëherësh formojnë kulmin e shtëpisë, ndërsa dritaret ovale nga dyshemeja deri te tavani ndjekin formën e mureve.
Linjat e buta dhe të rrumbullakëta lidhen me njëra-tjetrën duke bërë që shtëpia, oborri dhe sipërfaqet ujore të lidhen në tërësi të pandashme, transmeton Telegrafi.
Shtëpia futuriste, është integruar në peizazhin artificial dhe merr formën e cila bashkohet në organizëm të gjallë.
E formësuar në formë të germës U, shtëpia u ofron banuesve ndjenjën e privatësisë, mirëpo njëherësh ofron edhe dritë të mjaftueshme natyrale dhe pamje të hapur në oborr.
Meqenëse vetëm fasada e pasme e shtëpisë ka dritare standarde, në mënyrë që të sigurojnë dritë të mjaftueshme në të gjitha hapësirat, janë vendosur edhe baxha të cilat dalin nga çatia.
Brendësia e shtëpisë është skulpturore dhe e rregulluar në mënyrë minimale.
Tri dhoma gjumi janë të vendosura në dy nivele të shtëpisë, të cilat gjithsej përfshijnë pothuajse 280 metra katrorë.
Në shtëpi mbizotëron atmosfera muzeore: muret e bardha të valëzuara dhe tavani në formë kupole takohen me dyshemetë me mermertë zi dhe përbëjnë prapavijë të përsosur në të cilën nxirren në pah pjesët atraktive të mobilieve dhe të ndriçimit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde
10 truke që të dalloni brendet origjinale nga ato joorigjinale
Çfarë është “retrospektiva rozë”, fiksimi i të menduarit për ish-in
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel
Ndiqet me kureshtje ekspozita e fotografit Arton Humolli - “Ajo”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona