LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Dera e VV-së e hapur për Vjosën, por ajo e ka obligim të udhëheq anën e djathtë të politikës kosovare

Abazi: Dera e VV-së e hapur për Vjosën, por ajo e ka obligim të udhëheq anën e djathtë të politikës kosovare

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës mbrëmë ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së LDK-së.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që anëtarët e kësaj partie të votojnë për largim të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga këto dy pozita udhëheqëse në LDK.

Por Vjosa Osmani duket se i ka dyert hapur për t’iu bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje, me kreun e së cilës kishte deklaruar se edhe ‘zogjtë e malit’ e dinë se kanë qëndrime të përbashkëta.


Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së e quan akt të turpshëm, ndërsa thotë se kjo parti është e hapur për të gjithë ata që duan krijimin e një shteti demokratik me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.

Ai thotë se Osmani e ka obligim që udhëheqë anën e djathtë të politikës kosovare.

LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga pozitat udhëheqëse në parti
Lexo po ashtu LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga pozitat udhëheqëse në parti

“Në parim, ajo ka mbështetur programin qeverisës, i cili është votuar më 6 tetor dhe qëndrimi i saj parimor ndaj këtij premtimi që është bërë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nga ajo ai udhëheqëse e listës së LDK-së. Është në fakt një e mirëseardhur në diskursin publik politik të vendit, sepse është për herë të parë kjo gjeneratë e përfaqësuar nga Kurti në LVV dhe deri tani për LDK-në nga Vjosa Osmani që premtimet u jepen qytetarëve mbahen gjatë gjithë kohës dhe provohen të mbahen deri në masën që është e mundur, bile edhe me një shtytje për të tejkaluar”.

“Sa i përket derës së hapur (për ardhjen e Vjosa Osmanit në VV), mendoj që Lëvizja Vetëvendosje e ka vërtetuar që është e hapur për të gjithë ata që mendojnë që mund të bashkëngjiten procesit drejt realizimit shtetndërtimit dhe krijimit të një shteti demokratik me transparencë dhe llogaridhënie. Mirëpo, mendoj që zonja Osmani ka detyrë e obligim dhe përgjegjësi, ashtu edhe siç u deklarua edhe vet mbrëmë pas këtij akti të turpshëm të votimit kundër saj, që të udhëheq anën e djathtë të politikës në Kosovë. Atë që pretendon e lidhur përbrenda idesë së Lidhjes Demokratike si parti shtetformuese, por me koncept ideologjik të djathtë”, tha Abazi.

Deri te shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat të rëndësishme brenda LDK-së erdhi pasi ajo ka votuar kundër nismave të LDK-së në Kuvend, në rastin e shkarkimit të ish-kryeministrit Albin Kurti. Po ashtu, ajo nuk e udhëhoqi seancën kur u votua qeveria e udhëhequr tani nga Avdullah Hoti.

Ndërkohë, ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani mbrëmë ka paralajmëruar ballafaqim në zgjedhje me gjithë ata që votuan për shkarkimin e saj. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori