Këshilltari i Begjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka paralajmëruar se posedon më shumë se 56 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që tregojnë krimet e kryera në Kosovë nga ushtria, policia, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët lokalë të UDB-së.
Zyberaj, përmes një postimi në në Facebook, ka thënë se këto dokumente do t’i publikojë bazuar në vendimet e institucioneve të Kosovës.
“Publikimi i kësaj pjese, (ku përfshihen emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë, e një pjesë e tyre vazhdojnë të shërbejnë në sistemin tonë shtetëror) do të bëhet, bazuar në vendimet e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj.
Postimi i plotë i Zybrajt:
“Janë siguruar më shumë se 56 mijë faqe të dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që tregojnë krimet e kryera në Kosovë nga ushtria, policia, paramilitarët dhe bashkëpunëtorët lokal të UDB-së serbe. Së shpejti do të publikohen të gjitha, duke filluar me ato që tregojnë rolin e Beogradit në të gjitha krimet në Kosovë. Gjithashtu, kjo dosje përmban edhe emrat, rolin dhe veprimtarinë e bashkëpunëtorëve lokale të UDB-së që janë të përfshirë në krimet kundër shqiptarëve. Publikimi i kësaj pjese, (ku përfshihen emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë, e një pjesë e tyre vazhdojnë të shërbejnë në sistemin tonë shtetëror) do të bëhet, bazuar në vendimet e institucioneve të Kosovës. Kjo kërkon në mënyrë urgjente miratimin e ligjit të lustracionit në mënyrë që këto dokumente të deponohen në organet e shtetit dhe këta persona të përballen me drejtësinë siç duhet”, ka shkruar ai.
Zyberaj thotë se kjo kërkon në mënyrë urgjente miratimin e ligjit të lustracionit në mënyrë që këto dokumente të deponohen në organet e shtetit dhe këta persona të përballen me drejtësinë sic duhet.
Zyberaj në dhjetor të vitit të kaluar ka njoftuar se shefi i atëhershëm diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka transferuar në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.
“Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive”, kishte thënë Zyberaj.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës vitin e kaluar kishte paralajmëruar se më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-‘99 do t’i dorëzohen Prokurorisë Speciale.
Këto dokumente, sipas Pacollit dhe këshilltarëve të tij, janë siguruar së fundi përmes rrugëve ligjore nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker