LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli ka dorëzuar në Prokurori dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb në Kosovë

Behgjet Pacolli ka dorëzuar në Prokurori dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb në Kosovë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se shefi i diplomacisë kosovare ka transferuar në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.

Zyberaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive”.


“Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga figura të korruptuara si Dick Marty të cilët përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt:

“Sot, Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka transferuar në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive.
Ne duhet të lëvizim për t’i treguar botës historinë tonë, të kaluarën tonë, vuajtjet tona. Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga digura të korruptuara si Dick Marty të cilet përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi. Do të ishte sikur të përdorni dokumentet e dhëna nga nazistët kundër Hebrenjevë që luftuan për liri në Ghetto të Varshavës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto dokumente do të sjellin Ivica Daçiç dhe njerëzit e tij në sallën e gjyqit si të akuzuar për politikat e tyre gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj.

Me dosje të reja, MPJ pretendon rikthimin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Me dosje të reja, MPJ pretendon rikthimin e hetimeve për krimet e luftës në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovësë ditë më parë kishte paralajmëruar se më shumë se 10 mijë dokumente me të cilat pretendohet të dëshmohet për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë gjatë luftës së fundit të viteve 1998-‘99 do t’i dorëzohen Prokurorisë Speciale.

Këto dokumente, sipas shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli dhe këshilltarëve të tij, janë siguruar së fundi përmes rrugëve ligjore nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori