LAJMI I FUNDIT:

​Zgjedhjet serbe në veri pritet të krijojnë tensione, por jo edhe të cenojnë sigurinë në Kosovë

​Zgjedhjet serbe në veri pritet të krijojnë tensione, por jo edhe të cenojnë sigurinë në Kosovë

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës pritet të krijojë tensione brenda partive politike, por jo të cenojë sigurinë kombëtare në vend. Kështu konsiderojnë njohësit e sigurisë në Kosovë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për KosovaPress se nesër pret tensione ndërmjet vet strukturave politike serbe në veri, por sipas tij institucionet në Kosovë duhet të jenë vigjilente në vlerësimin e situatës.

“Tensionet janë përgjithësisht në Serbi, ka pasur protesta të shumta të partive opozitare që kanë paralajmëruar të ashpërsojnë në shkallë të gjerë. Mund të reflekton edhe në Kosovë në kohën e zgjedhjeve. Për këtë arsye është një çështje e vlerësimit në radhë të parë të Policisë dhe AKI-së që të bëjnë vlerësimin real të situatës dhe të parasheh forcat e duhura me qëllim që këto zgjedhje të kalojnë pa tensione”, thotë ai.


Por krahas kësaj, Ibishi u shpreh se prioritet në zgjedhjet e nesërme duhet të jetë edhe shëndeti publik.

“Çështja tjetër është edhe shëndeti publik që është prioritetet. Po shohim edhe vet që kemi një rritje të numrit të përfshirjes edhe kjo mund të jetë një shtesë në gjithë këtë”, thotë ai.

Ndërkaq, njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami thotë se mund të ketë incidente të vogla ndërmjet grupeve të interesit në veri.

“Mund të ketë incidente të vogla brenda grupeve të interesit serbë, por jo në aspektin e sigurisë së përgjithshme mes grupacioneve shqiptare dhe serbe. Unë pres që mund të ndodh eventualisht i vogël, por jo që të rrezikohet siguria e vendit”, thotë ai.

Mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi sot e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ndërsa nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje është cilësuar si gjunjëzim para tyre./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori