LAJMI I FUNDIT:

Momenti i lëndimit të frikshëm, Garcia u godit nga portieri Ederson dhe mbeti pa ndjenja në fushë

Momenti i lëndimit të frikshëm, Garcia u godit nga portieri Ederson dhe mbeti pa ndjenja në fushë

Eric Garcia i Manchester City u largua nga Etihad Stadium me anë të barelës pas një përplasjeje të tmerrshme me bashkëlojtarin e tij, Ederson, në ndeshjen kundër Arsenalit.

City u rikthye te futbollit anglez me një fitore 3-0 ndaj Arsenalit të mërkurën në mbrëmje.


Por, jo gjithçka shkoi mirë për Qytetarët, pasi lojtari i tyre 19-vjeçari, Eric Garcia pësoi një lëndim të tmerrshëm dhe i dha shije të hidhur fitores.

Momenti i përplasjes Garcia-Ederson

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno dërgoi një top të gjatë në pjesën e Cityt, ndërsa Ederson vendosi të kalojë vijën e zonës për të spastruar rrezikun.

Megjithatë, dalja e tij nuk ishte më e mira, pasi ai ishte i pavëmendshëm që Garcia po lëvizte gjithashtu në drejtimin e tij për të larguar topin.

Garcia në fushë pa ndjenja pas përplasjes (Foto: Peter Powell/Pool via Getty Images/Guliver)

Kjo krijoi një përplasje të tmerrshme, e cila e la mbrojtësin e ri spanjoll pa ndjenja në fushë dhe krijoi panik te dy skuadrat.

Pas lëndimit të lojtari, ndeshja u ndalë rreth shtatë minuta, pasi spanjolli u trajtua në fushë përpara se të largohej.

Garcia duke u larguar me barelë (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

E gjithë kjo ndodhi në fundin e ndeshjes dhe City u detyrua të luaj pjesën e mbetur të lojës me dhjetë lojtarë, pasi Pep Guardiola kishte kryer pesë zëvendësimet.

Granit Xhaka i pafat - lëndohet në ndeshjen e parë pas rikthimit të Ligës Premier, shqiptari largohet me barelë nga fusha
Lexo po ashtu Granit Xhaka i pafat - lëndohet në ndeshjen e parë pas rikthimit të Ligës Premier, shqiptari largohet me barelë nga fusha

Ndryshe, Garcia pati një lojë mbresëlënëse përkrah Aymeric Laporte dhe duket se është një pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiola për të ardhmen.

Gjatë kësaj ndeshje të dëmtuar mbeten edhe ylli shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëlojtari i tij, Pablo Mari. /Telegrafi/

https://twitter.com/nirbhay_rawal/status/1273369254272872448

https://twitter.com/Matti92t/status/1273362342252818433