Në Komunën e Gjilanit sot janë konfirmuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se për rastet e reja dihet se cili është burimi i infeksionit, transmeton Telegrafi.
“ISHKP na njoftoi për edhe nëntë raste të reja pozitive me #COVID-19 të cilët janë raste kontakti me personat e infektuar të hënën dhe të martën. Pra, dihet burimi i infeksionit dhe Komiteti emergjentë për parandalimin e përhapjes së #COVID19 po merret me trajtimin e rasteve dhe listën e kontakteve të fundit”, ka shkruar Haziri në Facebook.
I pari i Gjilanit, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e reja ndaj COVID-19, të cilat janë publikuar gjatë ditës.
“Gjatë ditës, kemi publikuar pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit, në mënyrë që gjendja të jetë e menaxhueshme
Pako e masave të reja janë si vijon:
1. Urdhërohen kontrollat e vazhdueshme të gastronomëve (kafiteritë dhe restoranteve), Qendrave Tregtare dhe Marketeve mbi respektimin e masave mbrojtëse gjatë orarit të punës për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19;
2. Hapësirat e kafiterive dhe restoranteve duhet të pajisen me dezinfektues brenda hapësirave të biznesit, të krijohet distanca nga tavolina në tavolinë prej së paku 1.5m. Po ashtu të parandalohet grumbullimi apo mbipopullim i hapësirave shërbyese brenda lokaleve gastronome. Lejohet qendrimi i klientëve sipas numrit të tavolinave, respektivisht numri i karrikave;
3. Personeli shërbyes apo stafi të cilët kanë kontakt të afërt me klientët brenda hapësirave të biznesit, urdhërohet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Kjo pikë e rekomandimit vlenë për të gjitha bizneset e gastronomisë dhe bizneset e tjera shërbyese;
4. Qendrat Tregtare dhe marketet duhet të sigurohen që sipas vendimit të nxjerrë nga Qendra Operative Emergjente me numer 01/Nr.003, me datën 08.04.2020, të respektohen masat mbi dorëzimin dhe pranimin e shërbimeve brenda hapësirave të lokaleve tregtare;
5. Qendrat Tregtare kafiteritë dhe restorantet përmes audio mesazheve duhet të paralajmërojnë klientët e tyre në çdo 60 minuta për rregullat e mbrojtjes nga virusi (maska, distanca dhe mospranimi i shërbimeve pa masa mbrojtëse);
6. KBI – Gjilan dhe të gjithat bashkësitë fetare, duhet të apelojnë për masat kundër virusit, gjatë grumbullimit masiv të xhematit në falje të namazit në xhami, dhe liturgjive ne kisha, në ceremoni varrimi dhe ceremoni tjera fetare;
7.Ndalohet organizimi i ahengjeve, festave ku bëhet grumbullimi masiv i njerëzve si dhe muzika live apo përmes dj “./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'