Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vizita e djeshme e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit të tij dhe se sërish të enjten do të ketë një takim të radhës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si prioritet i kësaj qeverie.
Hoti në një diskutim mbi temën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë”, e organizuar nga KDI, ka treguar se gjatë vizitës që ia bëri Lajçak, ia ka prezantuar qasjen e Qeverisë së Kosovës, për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi..
Hoti ka thënë se Lajçak do t’i takoj të gjithë akterët që janë të përfshirë në procesin e dialogut, si dhe pasi t’i përfundoj takimet, do të takohet sërish me të.
“Vizita e djeshme e Lajçakut është aranzhuar menjëherë pas marrjes së mandatit tim. Sipas agjendës së tij ai do të takoj të gjithë akterët që janë të përfshirë në këtë proces. Në fund të vizitës së tij, do të takohemi dhe njëherë. Kam prezantuar qasjen e qeverisë për procesin e dialogut. Nesër do të kemi një takim tjetër punues ku do të qartësohet se si do të ece përpara në këtë proces”, ka thënë Hoti.
Hoti po ashtu tha se objektivat e kësaj qeverie në procesin e dialogut janë: njohja reciproke, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve Kosovë-Serbi, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në OKB si dhe shfuqizimi i rezolutës 1244.
“Si qeveri në fokus tonin kemi dialogun. Të gjithë e kërkojnë që Kosova të ulet në tavolinë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Objektivat tona janë: njohja nga pesë vendet e BE-së, anëtarësim në OKB, shfuqizimi i rezolutës 1244 dhe normalisht marrëveshja t’i hap rrugë Kosovës për integrimin euro-atlantik. Marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton dhe të gjitha marrëveshjet e hapur me Serbinë, si të pagjeturit, pensionet, etj. Do të sigurohemi që si qeveri ky proces të jetë shumë transparent”, ka sqaruar ai.
Hoti po ashtu ftoi partitë politike që të jenë pjesë e procesit të dialogut.
“I ftoj ata që të jenë pjesë e procesit, që të na dëgjojë dhe të japin vërejtjet e tyre. Por, opozita do të jetë e përfshirë në mbikëqyrje të procesit, pasi themelimi i Komisionit Parlamentar për Dialog, do të udhëhiqet nga opozita”, u shpreh ai.
Hoti gjithashtu tregoi se brenda zyrës së tij do të themelojë Këshillin e Ekspertëve për Dialog. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj