LAJMI I FUNDIT:

KSHZ ka planifikuar veprimet për zgjedhjet, kërkon protokoll për zbatimin e tyre

KSHZ ka planifikuar veprimet për zgjedhjet, kërkon protokoll për zbatimin e tyre

Pasi ta marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga kryetari i Kuvendit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të fillojë ta organizojë procesin me veprimet në mesin e të cilave edhe shqyrtimin e Librit të afateve.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski vlerëson se gjendja e re e jashtëzakonshme, e cila pritet të shpallet nesër, do të zgjasë vetëm që të intervenohet për ditën e votimit të mërkurën dhe pastaj do të vazhdojnë veprimet për procesin e zgjedhjeve.


“Aktivitetet teknike tashmë një kohë të gjatë po i bëjmë. Kemi veprime tashmë të planifikuara për Librin e aftave dhe sapo të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme do të mbajmë mbledhje në të cilën do ta miratojmë në mënyrë formale Librin e afateve me të cilën do të parashihen veprimet tjera deri në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Derkovski për TV Telma.

Ai tha se nga autoritetet shëndetësore presin protokoll, në të cilin KSHZ do t’i shënojë në udhëzimet dhe instruksionet deri te bordet zgjedhore. Edhe pse ishte publikuar se eksiton një protokoll i tillë, tha ai, deri te KSHZ ka arritur vetëm një e-mail me rekomandime të njohura në përgjithësi për votim.

“Tjetër është rekomandim – dokument jo i detyrueshëm, e tjetër është protokoll ose rregullore prej të cilit dalin të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë. Domethënë, ne kërkojmë një dokument të tillë në të cilin saktë dhe preciz do të bëhen të ditura procedurat e caktuara. Në atë që e kemi marrë në dy faqe si rekomandime në mënyrë shumë të përgjithësuar sqarohet procedura”.

“Kjo është ajo që po dëgjojmë për çdo ditë, e nuk është sqaruar në mënyrë precize se si do të votohet te personat të cilët janë, për shembull, në karantinë, si do të votojnë ata në mjekim shtëpiak, në izolim…duhet saktë të sqarohet. Bordet tona zgjedhore nuk janë as epidemiologë, as infektologë që të mund saktë ta dinë se si të sillen”, tha kryetari i KSHZ-së.

Problem me të cilin po përballen është se si të sigurojnë vende adekuate për votim të cilat do të jenë në dispozicion që të respektohen masat për mbrojtje dhe të mos ketë rrezik nga përhapja e virusit.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori