LAJMI I FUNDIT:

Flet vëllai i 17-vjeçares: Personi i dyshuar për vrasjen e saj pesë ditë më parë kishte ardhur nga Gjermania

Flet vëllai i 17-vjeçares: Personi i dyshuar për vrasjen e saj pesë ditë më parë kishte ardhur nga Gjermania

Vëllai i 17-vjeçares ka folur për rastin ku dyshohet se një 58-vjeçar është dorasi i saj i cili më pas është vetëvrarë.

I dyshuari për këtë vrasje R.B kishte pak ditë që nga Gjermania kishte ardhur për në Kosovë.

Kështu po deklaron, vëllai i 17-vjeçares së ndjerë Bajrami.


“Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se çka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka deklaruar Bajrami për IndeksOnline.

Prokuroria flet për rastin në Vitomericë të Pejës - dyshohet për vrasje të dyfishtë
Lexo po ashtu Prokuroria flet për rastin në Vitomericë të Pejës - dyshohet për vrasje të dyfishtë

“Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë”, thotë ai.

Për rastin ka folur edhe prokuroria në Pejë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi për Telegrafin ka thënë se dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me armë zjarri e me pas edhe vetëvrasja.

“Me të pranuar informatën ne Departamentin e Krimeve te Renda në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dal ne vend të ngjarjes se bashku me njësitet relevante policore. Dy trupat e pajete te viktimave me urdhër te prokurorit te shtetit janë dërguar ne Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Po ashtu, edhe arma dhe gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me arme zjarri e me pas edhe vetëvrasja”, ka bërë të ditur Nikçi.

Ai ka thënë se pasi të pranohen raportet e lartcekura dhe veprimeve hetimore të Prokurorit të Shtetit me Policinë, do zbardhen rrethanat e këtij rasti.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori