LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e restorantit tajlandez dënohen me 1.446 vite burgim, u premtuan klientëve porosi online të ushqimit – 20 mijë prej tyre mbetën duarthatë

Gjykata në Tajlandë ka dënuar dy pronarë të një restoranti me 1.446 vite burgim, për shkak se kishin mashtruar qytetarët.

Vitin e kaluar, restoranti që shërben fruta deti, kishte filluar promovimin shërbimit të pagesave online, transmeton Telegrafi.

Afro 20 mijë qytetarë kishin porositur ushqim në vauçerë në vlerë prej 1.6 milion dollarë.

Megjithatë më vonë kanë njoftuar se nuk po mund t’ju përgjigjen kërkesave të shumta, dhe kështu mbyllën restorantin.

Pronarët menjëherë u arrestuan pasi qindra qytetarë ishin ankuar për shërbimet dhe mashtrimet që ua kishin bërë ata.

Ata janë dënuar për mashtrim me porosi të rrejshme. U shpallën fajtorë për 723 pika të aktakuzës që rëndonin mbi ta – që në total i bie se u dënuan me 1.446 vite burgim.

E pasi që pranuan fajin, dënimi u është zvogëluar përgjysmë – në 723 vite burgim.

Megjithatë ata do të vuajnë dënimin maksimal prej 20 viteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori